Si të dalloni nëse produkti juaj është i shëndetshëm sa shkruan etiketa?

    Është e lehtë të biesh pre e produkteve të ndryshme ushqimore, sidomos kur në to shkruhet gjithçka që dëshironi të dëgjoni si: “pa sheqer”, “pa gluten”, “organik” ose “me kalori të ulët”.

    Por ju duhet të shikoni përtej tyre dhe të bëni një kërkim të vogël para se të vendosni të blini një produkt.

    Prandaj në vend që të bazhoheni vetëm në mesazhet nga ekspertët e marketingut, bëni mirë t’i hidhni një sy listës së përbërësve.

    Për t’ju ndihmuar të bëni zgjedhje më të mençura, AgroWeb.org duke u mbështetur në këshillat e ekspertëve të ushqimit, ju mëson disa të fshehta në lidhje me atë që shkruhet në këto produkte.

    ‘Drithëra të plota’

    Kur një produkt shkruan se ka drithëra të plota, do të thotë se përveç tyre ai mund të ketë edhe miell të rafinuar.

    Produktet që kanë të shkruar “shumllojshmëri drithërash”, “grurë i pasuruar” dhe “miell gruri” nuk janë 100% me drithëra të plota.

    Nëso po kërkoni produkte që janë 100% me grurë të plotë ose drithëra, ekspertët rekomandojnë të blini produkte si buka, makaronat, drithërat.

    ‘Pa gluten’

    Produktet pa gluten shpesh janë të ulëta në fibra, dhe fibrat janë thelbësore për shëndetin.

    Kur një produkt është i ulët në fibra, ai shpejt kthehet në sheqer në trup, gjë që mund të çojë në uri të vazhdueshme, energji të ulët dhe dëshirë për sheqer.

    Nëse nuk vuani nga ndonjë sëmunje ku nuk duhet të konsumoni gluten, atëherë nuk ka asnjë arsye që të eleminoni glutenin.

    ‘Organike’

    Disa njerëz mund ta marrin këtë etiketë si dëshmi se ushqimi është i shëndetshëm, gjë që nuk ndodh gjithmonë.

    Produktet organike mund të përpunohen, ato kanë shumë yndyrë dhe sheqer të shtuar.

    Por nëse qëllimi juaj është të shmangni ngjyruesit, konservantët dhe aromatizuasit artificialë, atëherë kjo është një zgjedhje e mirë.

    ‘Pa sheqer të rafinuar’

    “Sheqeri është sheqer, pavarësisht nga forma që merr”, thonë ekspertët.

    Nëse produkti thotë se përmban sheqerna të pa rafinuar, ekspertët sugjerojnë të rishikohet artikulli. Dhe nëse ka më shumë se 15 gr të tij, atëherë nuk është aq i shëndetshëm sa mund të mendoni.

    ‘Vegan’

    Njerëzit shpesh mendojnë se ushqimet vegane, janë më të shëndetshme se homologët e tyre tradicionalë.

    Zëvendësuesit në produktet vegane, si vaj kokosit ose vaji vegjetal përmbajnë yndyrna dhe kalori. Ndërsa drithërat e përdorura, përmbajnë karbohidrate.

    Kështu që lexoni etiketat dhe shikoni nëse këto produkte përmbushin qëllimet tuaja për mënyrën e të ushqyerit.

     ‘Karbohidratet’

    Në thelb, karbohidratet neto janë karbohidratet që tret trupi juaj. Ekzistojnë tre forma kryesore të karbohidrateve: fibrat, niseshteja dhe sheqeri.

    Duke llogaritur karbohidratet neto në një produkt, ju mund të dini me saktësi se sa karbohidrate tret trupi juaj.

    Por në të vërtetë nuk ka një rregullore për përcaktimin e karbohidrateve neto, kështu që kur një produkt thotë se ka “karbohidrate neto të ulëta ose  nuk ka”, kjo nuk do të thotë asgjë.

    Përsëri, këtu është i dobishëm leximi i listës së përbërësve dhe etiketës ushqyese./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Si t’i bëni rrobat të mbajnë erë të mirë

    Lajmi i rradhës

    Mollët dhe diabeti 

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë