Studimi: Kujdes kur i bërtisni fëmijëve, është aq e dëmshme sa abuzimi seksual ose fizik

    Hulumtimi i ri nga SHBA dhe Londra ka treguar se të bërtiturit ndaj fëmijëve mund të jetë po aq e dëmshme për ta sa abuzimi seksual ose fizik.

    Studimi, nga organizata bamirëse në Mbretërinë e BashkuarWords Matter, u botua këtë muaj në revistën Child Abuse & Neglect. Ky studim thekson se abuzimi verbal i fëmijëve (CVA), të njihet zyrtarisht si një “formë keqtrajtimi”.

    Për ta zbuluar këtë, studiuesit nga Universiteti Wingate në Karolinën e Veriut dhe University College London (UCL), analizuan 166 studime mbi abuzimin verbal. Autorët e studimit zbuluan se çështjet që përcaktojnë abuzimin përfshinin “tonin negativ, përmbajtjen e të folurit dhe ndikimin e tyre të menjëhershëm”. Personat që i bërtasin fëmijëve më të zakonshëm janë prindërit, nënat dhe mësuesit, sipas studimit.

    “Abuzimi mund të krijojë efekte themelore emocionale dhe psikologjike, të cilat përfshijnë obezitetin, rrezikun e shtuar të zemërimit, keqpërdorimin e substancave, depresionin dhe vetëdëmtimin”, tha UCL në një deklaratë.

    Aktualisht, katër kategori përfshijnë abuzimin e fëmijëve: abuzimi fizik, abuzimi seksual, abuzimi emocional dhe neglizhenca. Studimi vuri re se me kalimin e viteve, abuzimi emocional në fëmijëri “është rritur në frekuencë”.

    “Parandalimi i keqtrajtimit të fëmijëve është mënyra më efektive për të reduktuar përhapjen e problemeve të shëndetit mendor të fëmijëve,” tha në një deklaratë bashkautori i studimit dhe profesor Peter Fonagy, kreu i Departamentit të Psikologjisë dhe Shkencave Gjuhësore në UCL.

    Studiuesit arritën në përfundimin se njohja e abuzimit verbal të fëmijëve si një lloj abuzimi, është një “pikënisje” për identifikimin dhe parandalimin e tij. Autorët e studimit rekomandojnë gjithashtu edukimin e të rriturve për rëndësinë e sigurisë, mbështetjes dhe kujdesit gjatë komunikimit verbal me fëmijët.

    “Abuzimi verbal në fëmijëri duhet të njihet patjetër si një formë abuzimi për shkak të pasojave negative gjatë gjithë jetës”, tha në një deklaratë autori kryesor i studimit, Wingate Profesor Shanta Dube. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    “Inatet politike” bllokojnë miliona euro investime në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Gjashtë superushqime që forcojnë sistemin imunitar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë