Tendenca e grumbullimit të sendeve

    Edhe ju jeni një ndër personat që akumulojnë sende? Le të zbulojmë arsyet që na pengojnë të ndahemi prej tyre!

    Sipas Randy Frost në një situatë të tillë kemi të bëjmë me të ashtuquajturën “disposofobia”, e cila është një shqetësim i shkaktuar nga dëshira për të akumuluar sendet edhe pse nuk nevojiten më. Sipas psikologut Randy Frost profili i njerëzve që paraqesin sipmtomat e këtij shqetësimi në përgjithësi janë persona të cilët kanë një marrëdhënie afeksioni me objektet.

    Shpesh bëhet fjalë për objekte të blera apo dhuruara në raste të veçanta, objekte që mbartin një kujtim të vecantë etj. Është shumë e rëndësishme që këta persona të mësojnë të seleksionojnë sendet!

    • Zgjidh objektet që ke më shumë përzemër. Mendoni sikur do të niseni për një udhëtim dhe do t’ju duhet të merrnit me vete vetëm gjërat më të rëndësishme. Kujtoni se çfarë ju lidh me atë objekt për t’i dhënë më shumë kuptim seleksionimit.
    • Gjeni një vend për gjithcka. Gjithçka duhet të jetë e organizuar në bazë të kategorive, lapsat, furcat, këpucët, rrobat, detergjentët etj.
    • Fillo të dhurosh. Mendoni sa i lumtur mund të bëhet dikush nga ky gjest i juaji. Riciklimi do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, pasi objektet tuaja nuk do të humbin, ato do të kenë një pronar të rid he një shtëpi të re.
    • Ndal! Çfarë akumulon më tepër? Cdo njeri ka dëshirën dhe nevojën për të akumuluar dicka ndryshe dhe shpesh na pëlqen të ruajmë ato gjëra që përdorim më pak. Ndal dhe lexo atë revistë të vitit të kaluar që e ruan ende, vishe atë fustan të 10 viteve më parë, provo si duken ato këpucë që nuk i ke veshur kurrë por që kanë vite që qëndrojnë në pritje… dhe më pas fillo të lirosh shtëpinë nga sendet e nevojshme menjëherë, gjithcka duhet bërë pa u menduar shumë!
    Lajmi Paraprak

    Erdogan me një megaprojekt “të një kategorie tjetër”, kanali i Stambollit

    Lajmi i rradhës

    LD: Deputetët dhe ministrat të punojnë edhe gjatë muajit korrik dhe gusht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë