Tri këshilla për nënat e reja

    Një nga rolet më të rëndësishme që një femër mund të ketë gjatë jetës, është roli i nënës dhe të gjithë e dimë se edhe pse është ndër më të rëndësishmit, nuk na jepen udhëzime se si të jemi prind i mirë.

    Është një proces gjatë të cilit njeriu mëson të jetë versioni më i mirë i vetes, ku mundësitë, njohuritë dhe përvoja përmirësohen vazhdimisht.

    Detyra prioritare kur bëhet fjalë për këtë rol është ruajtja e shëndetit dhe sistemit imunitar të të vegjëlve, të cilët nuk mund të kujdesen vetë për të.

    Zgjedhja e ushqimit plotësues për foshnjat është e rëndësishme

    Të porsalindurit mësohen me botën në të cilën erdhën ashtu si prindërit mësohen me detyra dhe sfida të reja. Pastaj, kur ushqyerja me gji nuk është një opsion për ndonjë arsye, ushqyerja e foshnjave është gjithmonë një opsion i pranueshëm.

    Por, duhet të jeni të kujdesshëm kur bëhet fjalë për zgjedhjen e ushqimit adekuat për fëmijë. Kjo nënkupton që zgjedhja korrespondon me moshën dhe nevojat e fëmijës dhe se përbërësit të jenë sa më natyralë dhe cilësorë.

    Sot në treg ka lloje të shumta ushqimesh suplementare për foshnjat dhe vendimi se cili do të ishte alternativa më e mirë për çdo rast specifik, duhet të vijë kryesisht nga këshilla e një pediatri. Në vitin e parë rekomandohet përdorimi i atyre llojeve që pasurohen me hekur.

    Në çdo rast dhe me çdo ndryshim, duhet të monitoroni sjelljen dhe gjendjen e bebit, i cili do të gjejë një mënyrë për t’ju treguar nëse diçka nuk i përshtatet.

    Çaji për imunitet si një opsion i shkëlqyer për fëmijët pak më të rritur

    Opsionet natyrale për forcimin dhe rritjen e imunitetit te fëmijët e vegjël, janë gjithmonë opsioni më i mirë. Disponueshmëria e të dhënave në internet bën të mundur gjetjen e recetave të ndryshme që do të ishin të shijshme për të vegjlit dhe që forcojnë mekanizmin mbrojtës të organizmit.

    Një tjetër zgjedhje e përballueshme dhe e popullarizuar mund të jetë çaji për imunitetit. Kur e blini, kushtojini vëmendje vetëm kufirit të moshës, pra kufirit të poshtëm për konsumimin e tij.

    Çajet për imunitetit janë një mundësi e shkëlqyer natyrale për të gjithë ata që duan ta parandalojnë shfaqjen e viruseve dhe ftohjes te fëmijët e tyre. Janë të shkëlqyer, sepse në mënyrë natyrale rritin rezistencën e trupit, rregullojnë metabolizmin, përmirësojnë qarkullimin dhe kryejnë detoksikimin.

    Përgatitja e thjeshtë dhe shija e këndshme e çajit për imunitet paraqesin përparësitë e tij kryesore kur bëhet fjalë për aplikimin te fëmijët dhe përfitimet e përdorimit të tij mund të jenë të shumëfishta.

    Hekuri me avull siguron dezinfektimin e gjërave pas larjes

    Higjiena personale dhe e hapësirës ku jetojnë fëmijët, është po aq e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të më të vegjëlve. Përveç dietës së ekuilibruar, marrjes së mjaftueshme të lëngjeve, aktivitetit të rregullt fizik dhe marrjes periodike të vitaminave dhe mineraleve, duhet pasur kujdes edhe për higjienën.

    Sikurse higjiena personale – si larja e dhëmbëve, larja e rregullt e duarve dhe larja e përgjithshme – është e rëndësishme dhe si kujdesemi për gjërat që veshin fëmijët tanë.

    Hekurat me avull janë një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u siguruar që shtrati mbi të cilin flenë të vegjlit dhe rrobat që ata veshin të dezinfektohen në mënyrë adekuate pas larjes dhe të jenë të sigurta për fëmijët.

    Edhe pse sot në treg ka modele të shumta, hekurat me avull janë shumë të njohura, pasi mundësojnë përdorim të thjeshtë, punë efikase dhe reduktojnë kohën e nevojshme për këtë aktivitet.

    Hekurat klasike me avull janë zgjedhja më e zakonshme sot, veçanërisht për familjet me fëmijë të vegjël, si për shkak të dezinfektimit shtesë, ashtu edhe për shkak të lehtësisë së përdorimit dhe efikasitetit. 

    Lajmi Paraprak

    Pesë simptoma pak të njohura të mungesës së vitaminës B12

    Lajmi i rradhës

    Kërkohet sërish shtyrja e afatit për riregjistrimin e makinave në veri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë