Ushqimet e pasura me kalcium që duhet të jenë pjesë e dietës së fëmijës

    Kalciumi është jetik për ndërtimin dhe ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm, si dhe për funksionimin e duhur të zemrës, nervave dhe muskujve.

    Ky mineral është shumë i rëndësishëm në ushqyerjen e fëmijëve, dhe gjendet në shumë ushqime, përveç qumështit të lopës.

    Soja

    Qumështi i sojës mund të mos pëlqehet nga fëmijët, por është i pasur me kalcium. Është një alternativë e shkëlqyer për fëmijët me intolerancë ndaj laktozës.

    Produktet e qumështit

    Produktet e qumështit janë burimi më i mirë natyror i kalciumit. Nëse fëmija ka rezistencë ndaj qumështit, mund t’i ofroni produkte qumështi, djathë ose në sasi të vogla gjalpë.

    Bizele

    Një filxhan bizele përmban 45 miligramë kalcium. Ndihmon zhvillimin dhe rritjen e kockave tek fëmijët, po ashtu bizelet përmbajnë vitaminë K, e cila ndihmon në rritjen e densitetit të kockave të fëmijëve.

    Peshku

    Nëse fëmija juaj pëlqen shijen e peshkut, ofrojini të paktën një herë në javë. Peshku është gjithashtu një burim i kalciumit, por sigurohuni që të hiqni të gjitha kockat dhe t’i jepni fëmijës vetëm mishin.

    Spinaqi

    Një tjetër perime e pasur me kalcium është spinaqi. Rreth 100 gramë gjethe të mrekullueshme të spinaqit përmbajnë 99 miligramë kalcium.

    Bajame

    Një e treta e një filxhani me bajame përmban 110 miligramë kalcium. Bajamet janë burim i shkëlqyer i këtij minerali që përmirëson kujtesën.

    Lajmi Paraprak

    Nga sot rusët në Ukrainë mund të hyjnë vetëm me viza

    Lajmi i rradhës

    I kujt është qyteti?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë