Ushqimet e shëndetshme që ruhen gjatë në frigorifer

    Vezët e freskëta qëndrojnë në frigorifer për 2-4 javë, ndërsa ato të ziera rezistojnë për deri 7 ditë.

    Dashamirësit e ushqimeve të shëndetshme janë gjithnjë në kërkim të mënyrave më të thjeshta dhe praktike të ruajtjes së tyre në frigorifer sa më gjatë dhe sa më sigurt.

    Boronicat dhe frutat e pyllit

    Frutat e pyllit ku bëjnë pjesë boronicat dhe luleshtrydhet janë plot e për plot me vitamina, minerale, antioksidantë dhe fibër dietike.

    Në frigorifer, boronicat mund të qëndrojnë të freskëta për 1 javë, ndërsa luleshtrydhet dhe boronicat e kuqe rezistojnë deri në 5 ditë.

    Një mënyrë tjetër e ruajtjes së tyre për një kohë më të gjatë është ajo e ngrirjes.

    Lakra, Lulelakra dhe Barishtet

    Lakra, barishtet, brokoli, lulelakrat mund të ruhen në frigorifer për deri 5 ditë.

    Barishtet janë disi më delikate dhe ekspertët rekomandojnë që ato të mbështillen me letër kuzhine të thatë.

    Kjo do të sigurojë që letra të përthithë lagështinë e barishteve dhe ato të jenë të freskëta sa më gjatë.

    Vezët dhe produktet e bulmetit

    Vezët e freskëta qëndrojnë në frigorifer për 2-4 javë, ndërsa ato të ziera rezistojnë për deri 7 ditë.

    Sekreti qëndron tek vendndodhja.

    Vezët nuk duhen vendosur në zonën e derës së frigoriferit që mos të ekspozohen ndaj luhatjeve të temperaturës.

    Kosi nga ana tjetër mund të qëndrojë në frigorifer për një muaj.

    Djathi kaçkavall kur është i pahapur mund të rezistojë në frigorifer për një muaj, gjiza për një javë ndërsa kremi i djathit për 2 javë.

    Arrorët

    Arrorët kanë një përmbajtje të lartë yndyre dhe kanë nevojë të ruhen në mënyrën e duhur që të mos bëhen acidike.

    Në frigorifer, arrorët qëndrojnë të freskët për gjashtë muaj, ndërsa në ngrirje, ato zgjasin një vit.

    Pavarësisht kohës, ekspertët nënvizojnë rëndësinë e sigurisë ushqimore dhe besimit të intuitës.

    Nëse një produkt i caktuar ju duket sikur është i prishur apo ka një aromë dhe paraqitje ndryshe, atëherë është më mirë që të mos rrezikoni me shëndetin dhe ta hidhni atë në plehra./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Komisioni për Antikorrupsion do të kërkojë nga Pendarovski që të mos nënshkruaj ligjin për korridoret

    Lajmi i rradhës

    Cila është proteina që shkatërron shëndetin e Tiroides

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë