Zakonet shëndetësore që shkaktojnë ankth

    Zakonet e këqija shëndetësore mund të shkaktojnë ndjenja ankthi. Ashtu si problemet e shëndetit fizik, çështjet e shëndetit mendor mund të përkeqësohen në varësi të asaj që hani dhe pini, dhe si e trajtoni trupin tuaj.

    Zakonet shëndetësore që shkaktojnë ankth

    Konsumi i një sasie të lartë kafeine

    Kafeina gjendet në kafe, çaj, disa pije joalkoolike, çokollatë, dhe disa ilaçe. Është një nxitës që rrit vigjilencën dhe aktivitetin e zemrës. Për shumë njerëz kafeina mund të përmirësojë ndjenjën e mirëqenies dhe përmirëson gjendjen shpirtërore pasi rrit nivelin e dopaminës në trurin tuaj; megjithatë, ky është një efekt i përkohshëm. Për disa njerëz, kafeina mund të rrisë ankthin. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit me çrregullime ankthi mund të kenë ndjeshmëri të shtuar ndaj kafeinës.

    Mungesa e gjumit

    Hulumtimet tregojnë se njerëzit me pagjumësi janë më në rrezik për zhvillimin e çrregullimeve të ankthit. Nëse vuani nga pagjumësia, takohuni me mjekun tuaj për të diskutuar opsionet mjekësore ose përpiquni të përdorni strategji alternative për të përmirësuar gjumin tuaj.

    Jetë sedentare

    Ushtrimi i rregullt intensiv siç është vrapimi mund të ndihmojë në zbutjen e ankthit, ndërkohë që qëndrimi ulur mund të përkeqësojë ankthin tuaj social.

    Kequshqyerja

    Furnizimi i trupit me lëndët që i nevojiten do ta bëjë atë të funksionojë më mirë e për rrjedhojë, gjendja juaj e përgjithshme do të jetë më e mirë.

    Duhanpirja

    Disa njerëz pinë cigare në përpjekje për të lehtësuar tensionin dhe ankthin . Në të vërtetë, hulumtimet kanë treguar se pirja e cigareve mund të lidhet me një rrezik në rritje të çrregullimeve të ankthit./Humanum/

    Lajmi Paraprak

    2022, viti vendimtar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Rriten çmimet e banesave për 40% në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë