Aggeler me mesazh për qytetarët e Maqedonisë: asgjë nuk do të arrihet nëse nuk votoni

    Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup Angela Aggeler, në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje qytetarëve të RMV-së që të dalin në votime.

    Aggeler kërkon që qytetarët të zgjedhin kandidatin që pasqyron ëndrrat e tyre për të ardhmen, përcjell Nistori.

    “Qytetarët dhe votuesit e këtij vendi duhet t’u bëjnë pyetje të vështira kandidatëve, dhe pastaj ata votues… duhet të votojnë. Ata duhet të dalin atje dhe të zgjedhin kandidatin që pasqyron ëndrrat e tyre për të ardhmen dhe asgjë nuk do të arrihet duke mos votuar”, ka shkruar ambasadorja Angela Aggeler.

    Ndryshe, zgjedhjet presidenciale mbahen nesër, ndërsa më 8 maj janë ato parlamentare./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MASH ndryshon vendimin: mësimi për ditët e zgjedhjeve do të kompensohet gjatë ditëve të punës

    Lajmi i rradhës

    Iu hoqën tre organe gjatë lindjes, do të bëhet super-ekspertizë për rastin e lehonës nga Struga

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë