MASH ndryshon vendimin: mësimi për ditët e zgjedhjeve do të kompensohet gjatë ditëve të punës

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi për ditët e votimit, 24 prill dhe 8 maj, si dhe 30 nëntori kur u organizua Samiti i OSBE-së në Shkup, do të kompensohen në ditët e punës dhe jo të shtunave.

    “Plotësimi i orëve mësimore të parealizuara do të planifikohet dhe organizohet nga drejtorët e shkollave dhe do të realizohet me qëndrim më të gjatë të nxënësve në ditët e javës së punës, në kuadër të orarit gjashtë – orësh të kohës së punës së mësimdhënësve”, thonë mes tjerash nga MASh-i.

    Rikujtojnë se viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme zgjat deri më 10
    qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave fillore deri më 17 qershor ndërsa është e nevojshme që të ruajmë interesin më të mirë të nxënësve ndërsa kjo nënkupton që ata të kompensojnë plotësisht dhe në mënyrë cilësore materjen e paraparë mësimore.

    Ndryshe, më herët MASH solli vendim që ditët e zgjedhjeve të kompensohen gjatë fundjavës, ndërsa kjo shkaktoi reagimin e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KShZ me udhëzime për zgjedhje, në 18 pika sqarohen mënyra dhe procesi i votimit në qendrat e votimit

    Lajmi i rradhës

    Aggeler me mesazh për qytetarët e Maqedonisë: asgjë nuk do të arrihet nëse nuk votoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë