Fillon shpërndarja e fletëvotimeve për zgjedhjet presidenciale, do të ketë mbi 1 mijë vëzhgues dhe gazetarë të huaj

    Procesin zgjedhor të 24 prillit do ta vëzhgojnë mbi 940 vëzhgues, gazetar të huaj dhe përkthyes. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në adresë të tyre kanë arritur 942 kërkesa për akreditim.

    Ndërsa sot gjithsej 1.814.000 fletë votimi me emrat e 7 kandidatëve për zgjedhjet presidenciale janë paketuar në kuti kartoni me vulë mbrojtëse. Punonjësit e shtypshkronjës “Kiro Dandaro” në Manastir, sot herët në mëngjes i kanë ngarkuar fletëpalosjet në furgona transporti dhe kamionë.

    Fillimin e transportit nga shtypshkronja deri në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve e kanë siguruar njësitet policore, ku kanë qenë të pranishëm edhe kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

    Anëtarët e KSHZ-së dhe përfaqësuesit e shtypshkronjës dorëzuan materialin konfidencial të votimit nga shtypshkronja, pas së cilës kolona u largua nga fabrika nën mbrojtje të fortë policore dhe shkoi në selitë e 80 komisioneve komunale zgjedhore.

    “Shpërndarja bëhet në 17 rrugë të paracaktuara. Organizativisht jemi të gatshëm, sipas atij kursi do të bëhet shpërndarja dhe do të përfundojë gjatë ditës së sotme”, kanë thënë nga KSHZ.

    Gjatë ditës së nesërme do të kryhet edhe shpërndarja e pajisjeve biometrike të identifikimit./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Lepurushë seksi”, “Bukuroshe”, “E qelbur, nga të gjitha anët kundërmon erë”, – edhe në fushatën zgjedhore, kandidatet përballen me gjuhën e urrejtjes

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia për bëhet e varur nga importi i ushqimit, vitin e kaluar janë shpenzuar një miliard euro për importe ushqimore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë