Osmani në malësinë e Tetovës: Fronti Europian do të bëhet urë drejt Brukselit

    Sot kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga Fronti Europian, Bujar Osmani, vizitoi vendbanimet e Tetovës dhe malësisë së Sharrit, duke nisur nga Bozovca, Veshalla, Brodeci, Shipkovica, Liseci, Gajrja, ndërsa me banorët e këtyre fshatrave diskutoi për programin e tij si president dhe për udhëkryqin në të cilin gjendet vendi që korrespondon me peshën me rëndësi historike të kandidaturës së tij për president.

    Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Osmani duke potencuar se si kandidat i Frontit Europian gjegjësisht i nëntë partive politike dhe katër komuniteteve, që gjithsej bëjnë diku 47% të popullit në Maqedonisë së Veriut, shqiptar, turq, boshnjak dhe rom, shtoi se kësaj radhe gjasat janë shumë serioze për të kaluar si kandidat shqiptar në raundin e dytë.

    “Duke pas parasysh votat do të shpërndahen në 5 kandidat, secili më vete i fuqishëm, kjo atij i jep epërsi për të dal në raundin e dytë. Por, kjo kërkon mobilizim, prandaj nuk kam lënë vendbanim pa kaluar. Dhe porosia më e madhe që mund t’ua dërgojmë, është se, tash më jemi shtet i dy popujve, që garojnë në raund të dytë për president, një maqedonas, një shqiptar. Ky është mesazh historik. Prandaj ju kisha lut që të mobilizoheni, që ta bëjmë ta mundshme thyerjen e kësaj barriere, sepse krijohet eufori, e euforia është si ortek i borës që mbledh përpara. Prandaj ju bëjmë thirrje njerëzve, që të mundemi ta arrijmë këtë fitore historike, të kalojmë në raundin e dytë”, kërkoi mbështetjen e popullit Osmani.

    Mes tjerash Osmani ju referua edhe bukurive të këtyre fshatrave duke i krahasuar ato me vendet turistike zvicerane dhe austriake duke shtuar se po të ishim vend i Bashkimit Evropian do të kishte garë për vizitë të kësaj ane.

    Mes tjerash shtoi: “na duhet mbështetja, na duhet bashkimi kësaj radhe që të mundemi t’i realizojmë ato qëllime që i kemi nis, e qëllimet janë të mbara, nijeti është i mirë: për të bërë një jetë më të lehtë, një jetë më të mirë, t’i mbajmë njerëzit këtu, të mos na ikin, ta sjellim Europën këtu e mos të shkojmë ne atje…nëse e realizojmë atë qëllim, sinqerisht mund të them që kjo do të jetë qendër e turizmit malor të Europës”.

    Lajmi Paraprak

    Revizioni konstaton parregullsi në Gjimnazin e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë