Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka reaguar ashpër ndaj tentimit të shumicës që të hidhet në votim kandidatura e Zulfi Adilit për të plotësuar KShZ-në, përcjell Nistori.
Gashi ka thënë se ky veprim paraqet një çmenduri dhe se pa pjesëmarrjen e plotë të opozitës shqiptare nuk mund të ketë zgjedhje.
Kreu i Alternativës shton se kjo pozitë pa asnjë dyshim i takon Lidhjes Europiane për Ndryshim.
“Unë e kuptoj që mund të bëni lojëra politike me gjëra që janë të interpretueshme politikisht, nuk janë të qarta, ligji është me dy kuptime, por për çështje që janë të saktësuara me ligj, të bëni këso manipulime, secilin qytetar po ta pyesni se kujt i takon anëtari i shtatë i KShZ-së, të gjithë do u thonë pa përjashtim, se i takon opozitës shqiptare. Çfarë bëjnë këta, i çojnë propozim një partie sa është formuar, ajo parti e propozon anëtarin e ASh-së, që është pjesë e shumicës, duan që përbërja e KShZ-së të jetë 5-2. Vërtet është çmenduri kjo çfarë është duke ndodhur”, ka deklaruar kreu i Alternativës, Afrim Gashi.
Lubonja: Projekte pa vizion, nuk bëhen për njerëzit që jetojnë këtu | Janë vetëm për të qarkulluar ca para
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar projektet e qeverisë duke filluar nga aeroportet tek rrugët nacionale. Në një intervistë…