Spasovski: motivet që çuan deri te vrasja në Çellopek, çështjet e pazgjidhura pronësore (Video)

    Pamje nga vendi i vrasjes në Çellopek / Fotografia: Nistori

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se vrasja e dyfishtë që ndodhi pasditen e sotme në Çellopek dyshohet se për motiv kishte çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje. Spasovski thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të rasatit, përcjell Nistori.

    “Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullakohet i gjithë ai procesi dhe të kemi detaje nga ngjarja”, thotë Spasovski. /Nistori/

    Sipas informacioneve të para, shkak për vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e një tjetri, anëtarë të familjes së njëjtë ka qenë vendi përpara shtëpisë së autorit. 60 vjeçari me I.I. ka lënë të vrarë babë e bir 52 vjeçar dhe 28 vjeçar. Nga gjuajtjet me armë zjarri dyshohet të jetë plagosur edhe vet autori.

    Dy të plagosurit të shoqëruar nga policia fillimisht u dërguan në spitalin klinik të Tetovës, por pas rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore u transportuan në Shkup.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se policia po punon për zbardhjen e rastit.

    “Për momentin punojnë kolegët në zbardhjen e këtij rasti. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje për çështje pronësore në familje. Këto janë informatat e para që na dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti do të zbardhjet i tërë rasti dhe do kemi informacione të detajuara”, deklaroi Oliver Spasovski ministër i Punëve të Brendshme.

    Hetimet në terren vazhdojnë ende, ndërsa informacionet e plota për vrasjen e dyfishtë që tronditi Çellopekun e Bërvenicës do të dihen gjatë ditës së nesërme.
     

    Lajmi Paraprak

    Viti i ndryshimeve në rrjetet sociale – Twitter shkoi, Threads erdhi, IA hyri në lojë

    Lajmi i rradhës

    Gashi: Nuk ka zgjedhje pa opozitën shqiptare në KShZ

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë