Nga koalicioni VLEN gjatë ditës së sotme kanë deklaruar se vendimi i OSBE-ODIHR për të ndjekur zgjedhjet me 24 vëzhgues afatgjatë dhr 300 afatshkurtër, flet për një potencial real për parregullsi në procesin zgjedhor, e që sipas tyre flet shumë keq për standardet demokratike të Maqedonisë.
“Sa për krahasim, vlerësime të këtilla për procesin zgjedhor nuk ka pasur që nga vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar. Kjo është arsyeja që ta shtrojmë çështjen se cili ka qenë roli i Bujar Osmanit në kryesimin e OSBE-së dhe çfarë informacione e raporte ka dhënë ai që OSBE-ja e vlerëson Maqedoninë e Veriut si vend me demokraci të brishtë? Për fat të keq, në vend se ai ta ndjejë veten përgjegjës për këtë gjendje, ai bën të kundërtën – qahet nga ky raport i OSBE-ODIHR-it, ndërkohë që harron se ai është ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe ai ishte kryesues i OSBE-së gjatë vitit e lamë pas. Nëse kjo gjendje është për t’u qarë, atëherë fajtori e ka emrin pikërisht Bujar Osmani. Sepse ai ka qenë aktori që ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë qasje që e ka OSBE-ja ndaj vendit.”, deklaroi Amir Elezi nga VLEN.
Ai ka shtuar se Bujar Osmani e ka për detyrim të sqarojë se pse është ky vlerësim i OSBE-së dhe, e dyta – po ashtu e rëndësishme – mbi bazën e cilave analiza dhe argumente e kishte vlerësuar Bujar Osmani në vitin 2023 se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mund të prodhojnë destabilitet?
“Kush ia dha këto informacione dhe pse ai nuk i ka ndarë ato në mënyrë transparente me publikun deri më tani? Kjo detyrimisht e shtron pyetjen se a po e përgatit BDI-ja terrenin për të shkaktuar krizë politike paszgjedhore, në mënyrë që qeveria teknike e Talat Xhaferit ta vazhdojë jetën e saj teknike?
Ndërkaq, pyetja më e rëndësishme është se pse BDI-ja ka kaq shumë frikë nga rezultatet e zgjedhjeve dhe po bën gjithçka për të mos e pranuar humbjen? Sidoqoftë, 8 maji është afër dhe gjithë kjo do merret vesh sapo të njoftohet rezultati zgjedhor. Kësaj radhe ia VLEN të presim”, tha Elezi.
U ekstradua në RMV Besim Krasniqi, vëllai i Agim Krasniqit pjesë e grupit të Kondovës
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot është realizuar me sukses ekstradimi nga Kosova i Besim…