Gjatë fund javës së kaluar, Eco Guerilla së bashku me nxënësit, drejtorin, profesorët dhe stafin e shkollave të mesme “Nikolla Shtejn” dhe “Mosha Pijade”, mbollën 85 pemë në hapësirat e gjelbra të shkollave të tyre, përcjell Nistori.
Qëllimi kryesor është ngritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e pemëve brenda hapësirave urbane, se si ato kontribuojnë për të pasur ajër dhe mjedis më të pastër, si dhe për të ushqyer idenë për t’u kujdesur për mjedisin dhe për të krijuar një vend më të mirë për të gjithë.
Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi i të rinjëve për ndryshimet klimatike, ndotjen e ajrit dhe krijimin e oazeve të gjelbërta në Tetovë, Maqedonia e Veriut” mbështetur nga OSBE Vjenë dhe zbatuar nga Eco Guerilla. /Nistori/
Moti gjatë kësaj jave në Maqedoninë e Veriut
Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometerologjike, moti deri të mërkurën do të jetë me diell dhe i…