LAJMET E RREME | Geer: në zgjedhje pritet shpeshtimi i dezinformatave

    Periudha parazgjedhore ka shtuar përhapjen e dezinformatave. Ambasadori i BE-së në Shkup thotë se periudha e ardhshme do të jetë edhe më intensive sa i përket qëllimeve jo të mira për përhapjen e lajmeve të rreme.

    Gir tha se është e rëndësishme që të mbrohen verifikuesit e fakteve dhe të mos lejohet rrezikimi i tyre.

    Në konferencën e titulluar “Duke e mbrojtur demokracinë në Ballkan; mbrojtje e integritetit të informative në erën dixhitale” u konstatuar se dezinformatat e rrënojnë besimin ndaj institucioneve dhe për këtë qëllim duhet të luftohen.

    “Për fat të keq kjo nuk ndodh vetëm në Maqedoninë e Veriut, por mund të pritet edhe në disa pjesë të Evropës, në muajt e ardhshëm, sepse ky është vit i zgjedhjeve në më shumë vende… Prandaj, është përgjegjësi e jona dhe detyrë e institucioneve shtetërore që të flasim qartë kur të rrezikohen verifikuesit e fakteve. Nëse nuk punojmë për këtë, atëherë heqim dorë nga mbrojtja e demokracisë”, tha Dejvid Gir, Ambasador i BE-së në Shkup

    Lajmi Paraprak

    Eco Guerilla mbjell pemë së bashku me nxënësit e mjekësisë dhe të bujqësores

    Lajmi i rradhës

    Pasi denoncoi EVN-ën te Nistori, Sahiti pajiset me orëmatës të ri në shtëpi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë