Ambasada e SHBA-së për veprimin e Siljanovskës: Do të vazhdojmë ta përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të anëtarësimit në BE

    Ambasada amerikane në Shkup lidhur me inaugurimin e djeshëm të presidentes, Gordana Siljanovksa Davkova, ku ajo nuk e përdori emrin kushtetues, thekson se është me rëndësi të përforcohet respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të eurointegrimit të vendit.

    “Pasi që të formohet qeveria e re dhe të zgjedhet kryeministri, do të vazhdojmë ta përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve nga përparimi i shtetit me anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”, është përgjigja e Ambasadës amerikane për “360 gradë” në pyetjen për inaugurimin e presidentes së sapozgjehdur Siljanovska Davkova, e cila duke dhënë deklaratë solemne në Kuvend, në vend të emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, përdorim vetëm emrin Maqedoni.

    Lajmi Paraprak

    Çmimet ushqimore në botë kanë shënuar ulje, në RMV vazhdojnë të jenë dyfish më të larta se para pandemisë

    Lajmi i rradhës

    Pasi bie perdja!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë