Lloga: shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve rrezikon pavarësinë e gjyqësorit

    “Me shfuqizimin e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve rrezikohet pavarësia e gjyqësorit”.

    Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në ditën e fundit si udhëheqës i këtij dikasteri. Për mosndëshkueshmërinë e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Lloga tha se nuk ka pasur mundësi ligjore që të bëhet një gjë e tillë, duke shtuar se ai mbështet ndëshkimin e individëve, por jo ndëshkimin kolektiv, në këtë rast shfuqizimin e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve.

    “Thirrja ime edhe sot vazhdon se të gjithë ata që kanë bërë shkelje, por edhe puna e Këshillit Gjyqësor, të gjyqtarëve, duhet të jetë komfort ligjit, por nuk mund të ketë përgjegjësi kolektive në këtë rast sepse se si do të vazhdojmë ne më tutje raporti i Komisionit vlerësues e tregon qartë”, tha Lloga.

    Për deklaratat e mandatarit për formimin e Qeverisë rreth këtyre dy institucioneve të ndarjes së gjyqësisë, Lloga tha se janë qëndrime të bazuara në efektin e fushatës zgjedhore, pasi ligjet që i punon Ministria, për këto dy trupa nuk janë propozime të Krenar Llogës por propozime dhe rekomandime të BE-së që duhet të mbështeten nga Qeveria e re.

    “Unë mendoj se qëndrimet e partisë qeverisëse janë akoma nën efektet e fushatës zgjedhore. Ato besoj se brenda javëve të para do të konstatojnë se gjithçka që kanë dhënë jashtë premtimeve ose jashtë atyre rrugëve të BE-së, janë premtime të cilat nuk mund të zbatohen. Unë kam besimin dhe bindjen e plotë që gjithë këto propozim-ligje do të futen në procedurë edhe qeverisëse edhe parlamentare”, tha Lloga.

    Lloga u shpreh se i dëshiron sukses pasardhësit të tij, dhe mandatarit të ri, duke shtuar se është mirë t’iu jepet mundësia për të treguar veten e tyre.

    Lajmi Paraprak

    Universiteti i Merkos nuk mund të regjistrojë studentë, derisa të plotësohen kërkesat ligjore

    Lajmi i rradhës

    Taravari: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë