Simovski: Bullgaria bëri presion që një pjesë e popullsisë në Shqipëri të deklarohen si bullgar

    Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostoll Simovski / Fotografia: Peter Stojanovski/DW

    Aktivitetet intensive të Bullgarisë kontribuan që një pjesë e popullsisë në Shqipëri të deklarohen si bullgarë në regjistrim, thotë drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.

    Në regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, numri i bullgarëve të regjistruar është rreth 8 mijë, për dallim nga maqedonasit, të cilët janë rreth 2300 nëse merren parasysh rezultatet e regjistrimit paraprak, në vitin 2011 ishin rreth 5500 maqedonas.

    “Në atë periudhë para regjistrimit kur u shpall, ka pasur një aktivitet shumë intensiv, si të them, shumë i fortë i shtetit bullgar për të agjituar, blerë, ofruar mundësi për nënshtetësi që fatkeqësisht për arsye ekonomike dhe mbi të gjitha për shkak të dëshirës për të dalë jashtë vendit dhe për të pasur një pasaportë që nuk shkakton probleme, shumë njerëz e kanë pranuar këtë sfidë. Megjithatë, për këtë nuk mund të fajësojmë shtetin e Shqipërisë. Ndoshta mund ta fajësojmë atë që ka lejuar një presion të tillë”, thotë Simovski.

    Ditë më parë Ministria e Punës dhe Tregtisë së Jashtme në Maqedoninë e Veriut reagoi ndaj rezultateve për Regjistrimin e popullsisë në Shqipëri.

    “Parregullsitë teknike në mënyrën e realizimit të të njëjtit, në të cilat vazhdimisht alarmuan shoqatat maqedonase në Republikën e Shqipërisë në prag të Regjistrimit, por edhe gjatë realizimit të tij rezultuan me publikimin e të dhëna preliminare, të cilat për fat të keq nuk e pasqyrojnë në mënyrë adekuate numrin real të maqedonasve në vend”, thuhet mes tjerash në reagim.

    Nga MPTJ-ja reaguan edhe ndaj përdorimit të termit “verior-maqedonasit”.

    “Në mënyrë shtesë, Ministria shpreh pakënaqësi dhe reagon ashpër ndaj përdorimit të termit “verior – maqedonasit” dhe përdorimi i emrit të shtetit si emër i shoqërisë etnike.
    Ministria do të thërrasë ambasadorin Danço Markovsk për konsultime urgjente në drejtim të përkufizimit të mangësive dhe parregullsive në këtë proces, shqyrtimin e mundësive për korrigjim adekuat të lëshimeve të bëra dhe gjetjen e mënyrave më adekuate për veprim të përbashkët dhe avancimin e raporteve bilaterale me Republikën e Shqipërisë”, thanë mes tjerash nga MPTJ-ja.

    Reagime të mprehta erdhën edhe nga organizata më e vjetër maqedonase në Shqipëri “Shoqëria Prespa”, Shoqëria Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, si dhe Partia e Lirisë për Prespën e Vogël, të cilët akuzuan për falsifikim të madh të regjistrimit.

    Lajmi Paraprak

    VRASJA NË TETOVË / Bastisen tri lokacione në Gajre dhe arrestohet një person

    Lajmi i rradhës

    I riu shqiptar që synon Çmimin Nobel

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë