Ademi: gardhi rrethues i Qeverisë ka për qëllim t’i ruajë vazalët e VMRO-DPMNE nga shqiptarët

    Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me gardhin rrethues në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

    Ai thekson se ky veprim i Qeverisë ka për qëllim t’i ruajë vazalët e VMRO-DPMNE-së nga shqiptarët.

    “Rrethoja vendohet përshkak se Qeveria është e vetëdijshme se është me legjitimitet vetëm maqedonas dhe në këtë mënyrë mundohet t’i ruaj vazalët e përzgjedhur të VMRO-s nga populli shqiptar”, shprehet Ademi.

    Kujtojmë se gardhi rrethues u prish në kohën kur në pushtet ishte LSDM me në krye Zoran Zaevin, ndërsa me formimin e Qeverisë, nga sot, gardhi rrethues sërish do të jetë para Qeverisë.

    Lajmi Paraprak

    34 mijë divorce në Shqipëri, të rinjtë duan vetëm një fëmijë – çiftet e reja s’përballojnë dot familje të madhe

    Lajmi i rradhës

    4 faktorët që rrisin tensionin e gjakut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë