FNA: të anulohet konkursi për rektor të UTI “Shën Apostull Pavli” në Ohër – ka shkelje ligjore

    Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) kërkon që të anulohet konkursi për rektor të UTI “Shën Apostull Pavli” në Ohër, sepse ka shkelje ligjore. FNA thotë se konkursi është dizajnuar në atë formë që t’i sigurojë edhe një mandat Rektorit aktual të këtij universiteti, Ivan Bimbiloski, njofton Nistori.

    “Më 15 korrik të këtij viti ky institucion ka publikuar thirrje për Rektor në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe statutare, i dizajnuar në atë formë që t’i sigurojë edhe një mandat Rektorit aktual të këtij universiteti, Ivan Bimbiloski. Shkelja ligjore qëndron në vendosjen e kritereve shtesë për të aplikuar për Rektor, në kundërshtim me nenin 97, paragrafi 3 të Ligjit për Arsim të Lartë dhe nenit 128 të Statutit  të këtij universiteti – në të cilat thuhet se për të kandiduar për Rektor mjafton të jesh nga radhët e profesorëve të rregullt dhe shtetas i Maqedonisë së Veriut”, kumton FNA.

    Sipas tyre, në këtë konkurs mungonte vetëm të thuhet që kandidati duhet të ketë fytyrën e njëjtë si Rektori aktual, Ivan Bimiloski. Rikujtojmë udhëheqësinë e këtij universiteti se kriteret shtesë kanë të bëjnë me përzgjedhjen në tituj akademik, por assesi për zgjedhjen e Rektorit.

    Konkursi të anulohet urgjentisht

    Forumi për Ndryshime në Arsim kërkon nga Senati i këtij Universiteti që sa më shpejt të anulojë këtë konkurs dhe të sjellë vendim për shpalljen e konkursit të ri, në përputhje me dispozitat ligjore dhe të statutit të vetë universitetit.

    Universitete autonome po – por jo mbi ligjin. Kërkojmë nga Inspektorati i Arsimit dhe Ministria e Arsimit dhe Shencës që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti deri në fund.

    Shkelja e ligjit është krim ndërsa shkelësit janë kriminelë. Meqë këtu shkelja është evidente dhe e qëllimshme, FNA-ja konsideron se në institucionet për arsim të lartë s’ka dhe s’duhet të ketë vend për këtë lloj të profesorëve.

    Kur krimi nuk ndëshkohet, përsëritet

    FNA rikujton që rast identik i dizajnimit të kritereve në konkursin për Rektor për t’i shkuar për shtati njërit kandidat specifik kishte një vit më herët në Universitetin e Tetovës. Por që presioni mediatik dhe i FNA-së çoi deri në anulimin e atij konkursi.

    “Por përpos anulimit të konkursit, asnjë institucion publik në Maqedoninë e Veriut asokohe s’e pa të arsyeshme të ndëshkojë shkelësit të cilët tentuan të vjedhin pozitën e Rektorit”, deklarohen nga FNA.

    Forumi për Ndryshime në Arsim do të monitorojë deri në fund zgjedhjen e Rektorit të ri në këtë universitet. Dështimin e organizimit, sipas FNA, të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, përpos Universitetit, do t’ia faturojmë edhe ministres së re për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska dhe drejtuesit të Inspektoratit të Arsimit.

    Link deri te konkursi jolegal: https://uist.edu.mk/wp-content/uploads/2024/07/%D0%88%D0%B0%D0%B2%D0%B5%D0%BD-%D0%BE%D0%B3%D0%BB%D0%B0%D1%81-%D0%B7%D0%B0-%D0%B8%D0%B7%D0%B1%D0%BE%D1%80-%D0%BD%D0%B0-%D1%80%D0%B5%D0%BA%D1%82%D0%BE%D1%80-2024-2027-15.07.2024-%D0%B3%D0%BE%D0%B4%D0%B8%D0%BD%D0%B0-.pdf?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR3xYL3k9Irm52mWtChzKlW55WNtevuWNHzO1ePqUWPSb0p84eHhE49XWQc_aem_AUebUchDpK4HhAnd2CIU0g

    Lajmi Paraprak

    Liqeni gjigant në Kaliforni kthehet papritur 130 vjet pas zhdukjes

    Lajmi i rradhës

    Fëmijët në Ugandë “rikrijojnë” atentatin ndaj Trumpit, ngjallin reagime në rrjete sociale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë