Jo vetëm Ukraina, por edhe Europa – ShBA prezanton pesë pikat për sigurinë europiane

    Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe negociator i tij për luftën në Ukrainë, ka prezantuar pesë objektiva për krijimin e një kornize më të gjerë të sigurisë evropiane, me synimin për të parandaluar konfliktet e ardhshme dhe për të siguruar paqe afatgjatë.

    Propozimet synojnë krijimin e një kornize të qëndrueshme bashkëpunimi për sigurinë në Evropë, me qëllim shmangien e keqkuptimeve dhe parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve mes shteteve.

    Ato përfshijnë mbajtjen e konsultimeve të rregullta për çështjet e sigurisë, përmirësimin e kanaleve të komunikimit në situata krizash dhe rritjen e transparencës lidhur me aktivitetet dhe lëvizjet ushtarake.

    Një pjesë e rëndësishme e propozimeve janë edhe masat e ndërsjella për uljen e rrezikut të përshkallëzimit, të cilat do të ndihmonin në parandalimin e incidenteve të mundshme dhe në menaxhimin e situatave të ndjeshme.

    Po ashtu, parashihet krijimi i një mekanizmi afatgjatë që do të kontribuonte në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin evropian.Ai gjithashtu konfirmoi se NATO-ja do të mbetet në qendër të mbrojtjes kolektive evropiane.

    Nisma vjen para bisedimeve trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, që pritet të zhvillohen javën e ardhshme në Abu Dhabi, ku do të konsultohen edhe partnerët evropianë, shkruan skynews.

    Nisma vjen para bisedimeve trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, që pritet të zhvillohen javën e ardhshme në Abu Dhabi, ku do të konsultohen edhe partnerët evropianë.

    Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi tha se konflikti mund të marrë fund së shpejti, por nuk zbuloi detaje rreth përmbajtjes së planit.

    Deklaratat e tij erdhën pas një takimi me Kirill Dmitrievin, të dërguarin special të presidentit rus, Vladimir Putin. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Pse të rinjtë po dalin në sheshe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë