Ambasada e Kosovës në Shkup: të mos shfrytëzohet incidenti ndaj Osmanit, për qëllime politike në RMV

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, ka bërë një reagim pas incidentit që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit, me presidenten Vjosa Osmani.

    Ambasada e Kosovës në Shkup ka përgënjeshtruar disa lajme që kanë qarkulluar në portalet në Maqedoninë e Veriut.

    “Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup përgënjeshtron në termat më të fuqishëm lajmin në disa portale të RMV se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve”, thuhet në reagimin e bërë në platformën “X”, duke shtuar më tej se informacioni i plasuar është i pasaktë edhe substancialisht.

    Ambasada bën thirrje që të mos keqpërdoret emri i saj dhe mos të shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm ndaj presidentes së Republikës së Kosovës për qëllime të politikës së brendshme në RMV.

    Ndryshe, presidentja e Kosovës. Vjosa Osmani është përballur me një situatë të sikletshme ditën e enjte në Aeroportin e Shkupit, ku sipas Presidencës, një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal për ta vendosur në skanerë.

    Presidenca e Kosovës ka bërë disa sqarime rreth situatës së krijuar në aeroport, duke rikujtuar se kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje dhe imunitete diplomatike.

    Lajmi Paraprak

    Pushteti dhe pseudodemokracitë

    Lajmi i rradhës

    Shifrat në Kroaci flasin për kolapsin e industrisë së hotelierisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë