Një pjesë e madhe e të papunëve e në Maqedoni me vite më evidencën e Agjencisë së Punësimit llogariten si të papunë dhe vështirë po gjejnë punë, ndërsa shumica e të papunëve janë me arsim të ulët apo edhe arsim formal. Në të njëjtën kohë, numri më i madh i të papunëve janë në kategorinë pa arsim apo me arsim fillor, e që janë rreth 60.307 nga të papunët e regjistruar.
Nga këta 60.000 të papunë, 32.737 janë gra. Me arsim jo të plotë të mesëm janë mbi 8000 të papunë, ndërsa të papunë me shkollë të mesme janë mbi 23 mijë. Shanset e këtyre personave për t’u integruar në tregun e punës janë të vogla, sepse nuk kanë kualifikime. Rruga drejt gjetjes së një pune është e vështirë në një kohë kur njohja e një gjuhe të huaj dhe puna me kompjuter kërkohet për shumicën e pozicioneve të punës. Por këta të papunë ende kanë mundësinë të zgjedhin të mësojnë një zanat.
Sipas njohësve të kësaj problematike, për personat pa arsim ka vështirësi të madhe për të gjetur një vend pune, dhe një pjesë e madhe e tyre nuk arrijnë edhe të shkollohen më tej , apo e vështirëson edhe pozitën e tyre të jenë kandidatë për trajnime shtesë që do të gjenin profesione të reja në të cilat mund të punojnë.
Nga ana tjetër, anketa e nevojave për aftësitë e tregut të punës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, tregon se sipas shkallës së njohurive (edukimit) të kërkuara nga gjithsej 12.385 punësime që priten këtë vit , 3146 (25.4%) do të jenë për personat me arsim fillor të përfunduar, 6830 punësime, (55.1%) do të jenë për personat me programe të arsimit të mesëm, priten edhe 1090 punësime (8.8%) për personat me programe të arsimit të mesëm dhe të lartë, përveç universitetit dhe 1319 punësimeve (10.6%) pritet të jenë për individë me programe universitare dhe pasuniversitare
Analizuar sipas aktivitetit, numri më i madh i punësimeve pritet në sektorin e përpunimit apo industrisë, 5815 ose 47.0%, pastaj në tregtinë me shumicë dhe pakicë, ku pritej 1847 vende pune ose 14,9% e vendeve të planifikuara, si dhe në industrinë e ndërtimit, ku pritej 838 punësime ose 7% e punësimeve të planifikuara. Analizuar sipas aktivitetit dhe shkallës së duhur të njohurive të kërkuara, në industrinë prodhuese dhe tregtia me shumicë dhe pakicë ku pritej edhe numri më i madh i punësimeve, dhe nevoja më e madhe do të jetë për staf me programe të shkollave të mesme. Lidhur me nevojën për punësim të personave me njohuri të marra nga programet e arsimin universitar dhe pasuniversitar, punëdhënësit orientohen ndaj aktivitet e informacionit dhe komunikimit si dhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit.
Statistika më tej zbardh se me arsim jo të plotë të mesëm janë mbi 8000 të papunë, ndërsa të papunë me shkollë të mesme janë mbi 23 mijë, prej të cilave 11.457 janë gra. Me arsim të lartë janë 6.127 persona, prej të cilave bile 4.048 janë gra. Në listën e të papunëve janë edhe 530 magjistra, prej të cilëve 336 janë gra. Ndërsa të papunë figurojnë edhe 16 doktorë shkencash, prej të cilëve 9 janë gra. /Koha/






