Hasanbegu edhe këtë vit pa çerdhe

    Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski tha se në lagjen e Hasanbegut edhe këtë vit nuk do të ndërtohet çerdhe fëmijësh.

    Vonesën për ndërtimin e këtij objekti, Stefkovski i’a hedh udhëheqësisë së kaluar të komunës të cilët, sipas Stefkovskit, nuk kanë përgatitur dokumentacionin e duhur për këtë projekt. Fillimin e ndërtimit të çerdhes Stefkovski e paralajmëroi për vitin e ardhshëm.

    Banorët e Hasanbegut më shumë se një dekadë janë në pritje të ndërtimit të një çerdhe në gjuhën shqipe. Prindërit, zgjidhjen për fëmijët e tyre e kërkojnë në çerdhet me të afërta ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase ose në çerdhet e Shkupit.

    “Vetëqeverisja lokale e kaluar aspak nuk ka punuar në përgatitjen e dokumentacionit planor për ndërtimin e çerdhes në Hasanbeg. Nga momenti që jam kryetar komune kam përfunduar plotësisht tre procedura për ndërtimin e çerdheve…mes Keramidnicës dhe Maxharit, Trubarevës dhe plotësisht ka përfunduar procedura për ndërtimin e çerdhes në Inxhikove. Për momentin po punohet në përgatitjen e dokumentacionit planor për ndërtimin e çerdhes në Hasanbeg. Unë jam i bindur se në afat prej katër deri në pesë muaj do ta përfundojmë procedurën dhe në vitin 2025 do të fillojmë me ndërtimin e çerdhes në Hasanbeg”, tha Boban Stefkovski, kryetar i komunës Gazi Babë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit në RMV – viti i ri shkollor do të fillojë më 2 shtator

    Lajmi i rradhës

    “Kërkesa e BDI-së për veting është populizëm”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë