KF Shkëndija e nisi me këmbë të mbarë kampionatin, fitoi 1:3 ndaj KF Besës

    Shkëndija nis me triumf sezonin e ri, kur dy golat e Ademit dhe një i Ibraimit na japin fitore 3:1 ndaj debutuesit në elitë, Besës së Dobërdollit. 

    BESA – SHKËNDIJA 1:3 (1:2)

    Stadiumi i qytetit në Gostivar

    Golashënues: Selmani pen. 35’ (Besa), ndërsa Ademi 11’ e 22’ dhe Ibraimi pen. 62’ (Shkëndija)
    Arbitër: Aleksander Stavrev (Shkup)

    BESA: Zahov (Siljanovski 46’), Alimi (c), Neziri, Selmani, Latifi (Daci 80’), Fetai, Velija, Rakipi (Skenderi 62’), Aleksovski, Siljanovski (Samake 53’), Mecinoviq (Lamallari 53’)
    Trajner: Aleksandar Tanevski

    SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, R. Ramadani, Cake, Ibraimi (c) (Krstevski 88’), Ademi (Jakupi 80’), Webster (Rexhepi 46’), Shala, Meliqi (Adili 46’), Qaka, F. Ramadani (Krasniqi 63’).

    Trajner: Jeton Beqiri

    Start pozitiv për kuqezinjtë që koleksionojnë tre pikët e para në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit në vend. Shkëndija solli fillim të mbarë kur pas 22 minutave kishim epërsi 2:0, derisa penaltisë së realizuar nga Selmani, i’u përgjigjëm me të njejtën “monedhë” kur Ibraimi nga 11 metra vendos rezultatin final 3:1. 

    Ndeshja e 641 e Shkëndijës në elitë u hap mirë kur pa kaluar 11 minuta Cake bukur asiston për Ademin, derisa sulmuesi me shumë qetësi bëhet autori i golit të parë në sezonin e ri në LPFMV. 11 minuta më vonë sërish shënon Ademi për 2:0, pasi paraprakisht Zahov ndali goditjen e Qakës nga afërsia. Vendasit pa rast të vërtetë shënojnë gol për 2:1, kur Meliqi prek topin me dorë në zonë, derisa Selmani gjuan saktë nga penaltia. 

    Pjesën e dytë e nisëm me realizim të Ademit, mirëpo tripletën e mohojnë arbitrat kur anulojnë golin për pozitë jashtë loje të asistentit, Shala. Gjithsesi do të gjenim të tretin me Ibraimin nga penaltia (62’), pasi paraprakisht numri 7 u ndal me faul në zonë nga Fetai. Deri në fund shkuam disa herë pranë golit të katërt, derisa vendasit dy herë kërcënuan me Skenderin, derisa gjuajta e lirë e Alimit u prit nga Amzai para se të përplasej në traversë. 

    Ndeshja e radhës

    Javën e ardhshme luajmë ndeshjen e parë si vendas në sezonin e ri kur në Tetovë presim Rabotniçkin.

    Shkëndija-Rabotniçki 18.08.2024 /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rreth 400 druvarë në RMV “punojnë” prej në zyrë!

    Lajmi i rradhës

    DOKTORI I HARRUAR NGA INSTITUCIONET E TETOVËS, QË E SHNDËRROI QYTETIN NË QENDËR TË SHQIPTARIZMIT

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë