Ligji për “branitellat” nuk kalon në Komisionin e Kuvendit të RMV-së

    Ligji për të ashtuquajturën ndihmë për “branitellat”, ka përfunduar rrugëtimin në Kuvend. Ai nuk do të vazhdojë procedurën deri në miratimin e plotë, pasi nuk ka marrë dritë jeshile nga Komisioni Kuvendor.

    Ligji hyri dje në procedurë të Kuvendit, dhe mori votën e mjaftueshme të deputetëve në seancë plenare, por sot u refuzua në Komision.

    Arbër Ademi nga Fronti Europian thotë se ata e ndaluan këtë ligj të mos kalojë në komision.

    “Komisioni për politikë sociale, demografi dhe të rinj, udhëhiqet nga Fronti Europian dhe kryetare është Ilire Dauti. Ligji për branitellat i ВRЕДИ-it nuk do të jetë asnjëherë në rend dite sa të jemi ne aty. Ju edhe mund t’i bëni kuorum VMRO-së, ama përballë do të na keni për t’iu ndaluar!”, ka shkruar Ademi në Facebook.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është Hamami turk?

    Lajmi i rradhës

    Migrimi – Mundësi për një konsensus franko-gjerman?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë