Kushtetuta nuk është kusht, Mickoski: edhe Shqipëria na tejkaloi

    “Edhe Shqipëria na tejkaloi në rrugën drejt BE-së”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar vizitën në Bruksel. Tha se i ka porositur krerët europianë që të gjejnë mënyrë që Maqedonia të jetë pjesë e Unionit, nëse me të vërtetë ekziston dëshirë.

    “Dukshëm po lejojnë që një vend anëtarë të biletarizojë gjithë këtë proces, diçka që nuk është qëndrim i 26 vendeve tjera anëtare. Ne nuk kemi çfarë të bëjmë, ne patjetër të luftojmë për qëndrimin tonë, ne patjetër të luftojmë për pozitën tonë dhe bashkëbiseduesve të mi u kam thënë që më nuk mundemi para qytetarëve tanë të dalim dhe t’i mbrojmë standardet e dyfishta”, tha Mickoski.

    Mickoski theksoi se propozimi francez ishte vetëm propozim. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për marrëveshje siç janë Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë për fqinjësi të mirë ku, siç shtoi, askund nuk shkruan se duhet të ndryshohet Kushtetuta.

    “Le të më tregojë dikush në Bruksel ku në atë ‘pacta’ shkruan se ne duhet ta ndryshojmë Kushtetutën, të mos më përmendin propozime… Propozimi francez është diçka tjetër, ky nuk është “pacta”, nuk është Marrëveshje”, shtoi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Ja çfarë shkeljesh në trafik do të regjistrojnë kamerat e reja nëpër qytetet e RMV

    Lajmi i rradhës

    Tetovë, këmbësorët të pasigurt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë