Mickoski: nëse VLEN dëshiron të largohet nga qeveria, me fat

    Nëse VLEN-i planifikon të largohet nga koalicioni qeveritar, atëherë me fat, kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski sot i pyetur për komentin e deklaratës së mbrëmshme të deputetit nga radhët e VLEN-it, Halil Snopçe, i cili tha se nëse miratohet Ligji për branitellat, atëherë VLENI nuk do të ketë vend në qeveri.

    “Me fat”, u përgjigj shkurt kryeministri Mickoski.

    Ndryshe, deputeti i ASh – krahu i Arben Taravarit, Halil Snopçe në Click Plus TV21 tha se nëse shfuqizohet Ligji për përdorimin e gjuhëve – gjuhës shqipe dhe miratohet Ligji për “branitellat”, VLEN do të dalë nga Qeveria.

    “Për shkak të impaktit rus nëse hynë në aventura të këtilla dhe në mënyrë ekspres nuk e zgjidhim problemin, atëherë VLEN nuk ka vend në Qeveri. Çfarë vendi në Qeveri? Qoftë me Ligjin për gjuhën shqipe qoftë me Ligjin për “branitellat””, tha Snopçe. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shqiptarët po shtegtojnë, në fole mbetën politikanët?!

    Lajmi i rradhës

    Ziberi: përfaqësimi i drejtë dhe çështja e gjuhës janë dy nga shtyllat kryesore të MO-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë