Diana Toska nga BDI në një paraqitje për media foli edhe për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Toska tha se Qeveria duhej të bënin Ligjin dhe mandej të shfuqizonin Balancuesin.
“Ligji për përfaqësim të drejtë, nuk e di si do ta bëjnë, nuk e di se çfarë do të ketë në atë Ligj. Është dashur ta bëjnë para se të sillet vendimi për heqjen e Balancuesit”, tha Toska nga BDI.
VLEN premtoi se do të udhëheqin me Filarmoninë, asnjë drejtor shqiptar nuk është emëruar në nivele të larta të institucioneve kulturore kombëtare
Sipas Toskës VLEN ka premtuar se do të udhëheqë me Filarmoninë, por siç shtoi kjo ka rezultuar vetëm propagandë. Tutje theksoi se në institucionet e larta kulturore kombëtare nuk është emëruar asnjë drejtor shqiptar. /Nistori/