Policia e RMV arrestoi një inspektore ndërtimi për marrje ryshfeti

    Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë, Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka arrestuar inspektoren nga Kumanova nën dyshimet për marrje ryshfeti në vlerë 4 mijë euro.

    “Për zbardhjen e veprës penale “marrje ryshfeti” nga neni 357, në Kumanovë u arrestua L.T., inspektore e autorizuar ndërtimi pranë komunës së Kumanovë, e cila ishte kapur duke marrë ryshfet prej 4 mijë euro”, raportoi Policia.

    Ajo kishte kërkuar fillimisht nga një qytetar 1 500 euro për mos i ndalur punimet ndërtimore në një objekt që po ndërtohet, ndërsa pastaj kishte kërkuar edhe 4 mijë euro për të njëjtën arsye.

    Qytetari rastin e kishte paraqiur në SPB Kumanovë më 25 shtator, ndërsa sot atij i janë dhënë para të përpunuara, para të cilat sot i dorëzoi te inspektorja L.T. në një restorant.

    Lajmi Paraprak

    Ndriçim led, për të kursyer rrymë, Ambasada e Zvicrës “shpëton” komunat e Pollogut

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti – Mickoskit: sot 1 vit përgatitu për zgjedhjet lokale, bashkë me ato parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë