Vuçiq: në tragjedinë në Novi Sad, ka humbur jetën edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij të mbrëmshëm drejtuar opinionit deklaroi se në tragjedinë e madhe të një dite më parë në Novi Sad, kur u shemb konstruksioni i betonit i stacionit hekurudhor, jetën e humbën 14 persona, se njëri prej të vdekurve është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa identiteti i pesë personave ende nuk është konstatuar, lajmëroi korespondenti i AIM nga Beogradi, përcjell Nistori.

    “Në emër të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjeve dhe të gjithë të afërmve. Është e vështirë të flasësh sonte, është e vështirë të thuash diçka racionale, por edhe në momente të tilla të gjithë duhet të gjejmë forcën për t’u bashkuar, për të ndihmuar familjet e viktimave dhe për të bërë gjithçka që kemi në dorë që dëmi të jetë sa më i vogël dhe të jepni njerëzve që humbën, le t’i ndihmojmë të dashurit tanë sa të mundemi. Sot arritëm të tregojmë zemrën dhe shpirtin e popullit tonë në këtë tragjedi të madhe. Jo vetëm Novi Sadi, e gjithë Serbia u ndal dhe mbeti pa fjalë”, shkruan Vuçiq.

    Presidenti serb kërkoi nga Prokuroria e Lartë në Novi Sad, Qeveria e Republikës së Serbisë, që personat përgjegjës për atë që ndodhi të ndiqen penalisht dhe të dënohen rëndë. Kërkoi edhe përgjegjësi politike, para kësaj edhe penale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti – Mickoskit: sot 1 vit përgatitu për zgjedhjet lokale, bashkë me ato parlamentare

    Lajmi i rradhës

    RAPORT I KE-së / Shëndetësia përtokë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë