RRYMA DHE SITUATA SFIDUESE / Shtrenjtim i butë apo “status kuo”

    Me afrimin e fundit të vitit po aktualizohet sërish edhe çështja e furnizimit me rrymë me çmimin e ri. Ai do të vlejë nga një janari i vitit të ardhshëm, ndërsa në periudhën e ardhshme do të bëhet më e qartë situata në sistemin elektro-energjetik të vendit si dhe prodhimit vendor maksimal të energjisë elektrike me çmime ekonomike dhe të kapshme për standardin e qytetarë ve, që në fakt edhe përcakton çmimin final të rrymës për amvisë ritë. Për më tepër, çmimi i ri i rrymës, qoftë i pandryshuar apo me një shtrenjtim të butë, ka një rëndësi të madhe për financat e mbi 180 mijë amvisërive në vend që ngrohen me energji elektrike, raporton gazeta Koha.

    Autoritetet qetësojnë opinionin se çmimi i energjisë elektrike nuk do të shkaktojë tronditje te qytetarët. Të dhënat e punës financiare së kompanive së energjisë që ato dërguan për verifikim në Komisionin Rregullator për Energjetikë janë shumë të larta dhe joreale dhe rregullatori nuk do t’i pranojë shumicën prej tyre. Tani po vijon një periudhë verifikimi shtesë i dokumentacionit që i është dërguar rregullatorit, me të cilin kompanitë energjetike kërkojnë njohjen e kostove për operimet e tyre që ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin e energjisë elektrike që paguajnë qytetarët.

    MEMO apo Operatori kombëtar i tregut të energjisë elektrike në pronësi të transmetuesit shtetëror të rrymës “MEPSO”, kërkon rritje të çmimit të shërbimit me gati 80 për qind, ndërsa”MEPSO” kërkon rritje me rreth 50 për qind. Këto janë vetëm një pjesë e parametrave hyrës në çmimin e ri të energjisë elektrike. Por kostoja për qytetarët, më së shumti do të varet nga ajo se çfarë çmimi do të ofrojë Elektro Ekonomia e Maqedonisë në tenderin e EVN HOME, i cili do të shpallet më 15 nëntor, dhe me çfarë çmimi do të mbulohen humbjet e energjisë elektrike në operatorin e transmetimit “MEPSO” dhe Elektrodistribuim. Kreu i KRE, Marko Bislimovski, thotë se kushtet në tregun e hapur të energjisë elektrike aktualisht janë më të mira për konsumatorët dhe për këtë arsye kompanitë e vogla po ikin atje.

    “Kërkesa kaq të larta asnjëherë nuk kanë qenë të pranueshme për Komisionin Rregullator , andaj le të shohim kalkulimet, por kjo nuk do të ndodhë në asnjë rast. Ajo që ne e shohim tani si fakt është se një numër i madh i konsumatorëve të vegjël janë rikthyer në tregun e lirë të energjisë elektrike, gjë që ushtron njëfarë presioni mbi çmimin e energjisë elektrike”, ka thënë Bislimovski.

    KRYEMINISTRI: GJENDJA ËSHTË STABILE

    Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se deri më tani nuk ka informacione për shtrenjtim të mundshëm të rrymës. Siç vlerëson ai, gjendja është stabile dhe e konsoliduar, dhe Qeveria përkundër të gjithë sfidave që po ndodhin në Evropë dhe çfarë është parashikimi i motit, po merr masa me kohë që të mos ketë goditje çmimi dhe të ketë energji elektrike. Mickoski paralajmëroi një “surprizë të këndshme” lidhur me sigurinë e energjisë dhe furnizimit me energji gjatë kësaj jave.

    “Si do të përfundojë varet edhe nga Komisioni Rregullator për Energji”, thekson Mickoski.

    Ai përkujtoi se kjo Qeveri e ka filluar mandatin e saj me vendimin e mëparshëm, i cili ka siguruar 85 për qind të nevojave të qytetarëve nga 1 korriku deri më 31 dhjetor.

    “Tashmë jemi në mesin e muajit nëntor, e kemi rritur sasinë në 100 për qind dhe në të njëjtën kohë të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Kompania është duke u konsoliduar, kemi vizituar Termocentralin e Manastirit, kemi rreth 200-250 mijë tonë në deponi në tra, ku ajo gjendje ka qenë në zero, kemi një copë nga është nxjerrë 1.5 milion , qymyr po importohet me çmime më të ulëta prej 10, 15, 20 për qind, ndërsa kostot e përgjithshme janë ulur me 15 për qind. Kursimi do të jetë rreth gjysmë miliardë denarë kur të përfundojë i gjithë procesi. Kjo më jep të drejtën të them se situata është stabile, e konsoliduar dhe me gjithë sfidat kemi marrë masa në kohë që të mos ketë goditje çmimi, dhe të ketë energji elektrike. Gjithashtu gazi që ne e prokurojmë për nevojat e EEM-së është me një çmim dramatikisht më të ulët se ai i blerë nga qeveria e mëparshme”, nënvizon kryeministri Mickoski.

    Është herët për të folur se cili do të jetë çmimi i energjisë elektrike pas 1 janarit 2025, thekson Kryetari i Komisionit Rregullator për Energji, Marko Bislimoski.

    “Tenderët nuk kanë përfunduar ende, disa prej tyre as nuk kanë filluar, kështu që në këtë moment do të ishte e gabuar të spekulohej se cilat do të ishin çmimet, por nuk besoj se do të kishte ndonjë vendim problematik që do të ndikonte në buxhetin familjar”.

    HUMBJET E KOMPANIVE

    Elementët më të rëndësishëm që do të ndikojnë në vendimin që do të zbatohet nga 1 janari janë kostot e blerjes së humbjeve të energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes dhe do të varen edhe nga kostoja e blerjes së energjisë elektrike që do të “tenderohet” nga furnizuesi universal. Në pjesën më të madhe, këto kosto varen nga çmimet që do të ofrohen në tenderë. Gjithmonë kam qenë kundër ndonjë goditjeje ekstreme sa i përket çmimit të rrymës, kështu që nuk pres që as tani të ketë çmime problematike në krahasim me atë që kishim në periudhën paraprake, thekson Bislimoski.

    Në favor të çmimit stabil të energjisë elektrike janë edhe të dhënat se në nivel shteti në vitin e kaluar kemi një përqindje rekord të ulët të importit të energjisë elektrike prej 2.75 për qind.

    Kjo kryesisht për faktin se në tre vitet e fundit janë ndërtuar rreth 900 megavat objekte të reja prodhuese që prodhojnë energji elektrike nga dielli dhe era, kështu që viti 2023 ishte vit me një import rekord të ulët të energjisë elektrike. Sipas të dhënave që kemi tani, besoj se edhe viti 2024 do të jetë në atë nivel, përderisa në periudhën e ardhshme Maqedonia do të arrijë të mbulojë në pjesën më të madhe nevojat e saj për energji elektrike, para së gjithash për shkak të investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë, shton Bislimoski.

    Nga Ministria e Energjetikës kanë paralajmëruar blerje të rrymës në një afat pak më të gjatë, se një javë për shkak se për shtatë ditë rryma është shumë më e shtrenjtë. Po punohet edhe në renovimin e vonuar të bllokut të parë në Termocentralin e Manastirit si dhe në zgjidhjen e problemeve me një sasi të madhe të rezervave të panevojshme , përdorimit të mekanizimit si dhe cilësinë të thëngjillit që është joadekuate. Në periudhën e kaluar në vazhdimësi ka pasur probleme me kapacitetin më të madh prodhues të rrymës në vend me vjetërsi prej 40 vite, si dhe me shterjen e rezervave të qymyrit sipërfaqësor. Është paralajmëruar edhe nga qeveria e kaluar, por edhe ajo aktuale modernizimi i uzinës si dhe i performancës së prodhimit. Mbetet dilema e shfrytëzimit të tij me qymyr nëntokësor që do të mihet nga një minierë e re , apo kalimi i tij në prodhimin gradual me gaz.

    Lajmi Paraprak

    14 VJET PUNË PËR NJË BANESË NË RMV!

    Lajmi i rradhës

    MUNGESA E SHQIPES | Sqarim procedurash në vend të përgjigjes!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë