RMV, zvogëlohet numri i martesave dhe rriten divorcet

    Në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i divorceve, ndërkohë është ulur numri i martesave në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Në tremujorin e tretë të vitit 2024 janë lidhur 3536 martesa, që paraqet rënie prej 12.2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në kohën e njëjtë, janë regjistruar 403 divorce, apo 24.4 përqind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

    Në tremujorin e parë ka pasur 2848 martesa e 485 divorce, ndërsa në tremujorin e dytë ka pasur 2 488 martesa e 597 divorce.

    Më shumë martesa janë realizuar në Shkup (718), Tetovë (115), Kumanovë (159), Likovë (103) dhe Manastir (105); ndërkohë divorce në Shkup (75), Gostivar (32), Kumanovë (23), etj.

    Lajmi Paraprak

    Dëmtimi i pronës publike në Gostivar, fenomen shqetësues

    Lajmi i rradhës

    KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në veri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë