Aggeler shpreson që institucionet e RMV të marrin veprime konkrete me personat në “listën e zezë”

    Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, në një paraqitje para mediave ka folur në lidhje me vendosjen e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në “listën e zezë”.

    Aggeler tha se pret që të sheh veprime konkrete edhe nga institucionet e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me personat që janë në “listën e zezë”.

    “Ka një proces të qasshëm këtu, dhe mendoj që njerëzit e këtij shteti duan ta shohin realizimin. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me masat restriktive, mendoj që ishte ide e mrekullueshme, por sërish, ne nuk mund të kontrollojmë ligjet që kalojnë. Shpresoj që me emërimin e ri, që ka shkaktuar reagim të fuqishëm në publik, të shohim lëvizje në sistemin e drejtësisë këtu, në Maqedoninë e Veriut, në këtë dhe rastet e tjera”, theksoi Aggeler.

    Ajo theksoi se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’i ndajë detajet me autoritetet e RMV-së që i ka ndaj Grubit dhe Bexhetit.

    Shpjegimi i vetëm i SHBA-së ishte se të dy ishin në listën e sanksioneve për “marrje ryshfeti”, por Aggeler tha se provat, mund të gjenden lehtësisht.

    “Nuk do të hyja në detaje, ne nuk e ndajmë atë informacion, por nuk na nevojitet, të dhënat janë nga këtu dhe në dispozicion të Uashingtonit. Nëse ne mund t’i përpilojmë provat, mund të bëjnë edhe autoritetet e RMV”, tha Aggeler.

    Lajmi Paraprak

    Simptomat e sulmit të panikut

    Lajmi i rradhës

    Ibrahimovic nuk e sheh vetën si trajner: më merr shumë kohë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë