Halkbank ShA Skopje informoi se nga 28 dhjetori 2024 janë regjistruar përpjekje për grumbullim të paautorizuar të të dhënave personale dhe financiare përmes mesazheve false, të cilat u dërgohen qytetarëve të Maqedonisë. Këto aktivitete janë ende aktuale, shtojnë nga aty.
“Dërgohen SMS të rreme me emrin e keqpërdorur të bankës, që përmbajnë link me uebfaqe të rreme me qëllim mashtrimi. Qëllimi i këtyre mesazheve është mbledhja e të dhënave për kartelat e pagesës dhe mundësia e keqpërdorimit të tyre”, thonë nga Halkbank ShA Shkup.
Banka i bën thirrje opinionit që të përmbahet nga hapja e linqeve të marra përmes mesazheve të tilla, që qytetarët të mos vendosin të dhëna personale apo financiare në faqet e treguara dhe të kenë kujdes.
“Halkbank ShA Skopje thekson se asnjëherë nuk do të kërkojë nga klientët e saj të dhëna personale apo informacione për kartat e pagesës përmes këtij lloj të mesazheve. Të gjitha komunikimet nga banka bëhen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare dhe të sigurta”, thonë nga kjo bankë.