Zaev: Çfarëdo që të jetë vendimi i UNESKO-s, Ohri dhe Liqeni i Ohrit janë pasuria jonë që duhet ta ruajmë

    Pavarësisht se çfarë do të jetë vendimi I Komitetit për Trashëgimi botërore pranë Organizatës së KB-së për arsim, shkencë dhe kulturë për statusin e Rajonit të Ohrit në UNESKO, ajo është pasuri e jona kulturore, natyrore të cilën duhet ta ruajmë. Këtë e theksoi kryetari I Qeverisë Zoran Zaev I cili sot ishte për vizitë pune në Ohër.

    Lidhur me debatin në Qendrën dhe trupat këshilldhënës të UNESKO-s që po mbahet në Kinë, ku akoma pritet vendimi përfundimtar për atë se çfarë do të jetë statusi I ardhshëm I rajonit, Zaevi theksoi se është I kënaqur që në debat është kthyer vëmendja e opinionit të ekspertëve drejt asaj që është bërë për ruajtjen e statusit ekzistues të Ohrit dhe Liqenit të Ohrit si Trashëgimi botërore kulturore dhe natyrore.

    Ai theksoi se do të respektohet çfarëdo që të jetë vendimi përfundimtar I UNESKO-s.

    Në pyetjen nëse është lobuar për të fituar afate shtesë për përmbushjen e rekomandimeve të cekura nga UNESKO-ja, Zaev tha se bëhet fjalë për vendime që I sjellin profesionistë, ekspertë të fushës.

    I pyetur nëse do të zhvendoset rajoni në Listën e pasurive botërore kulturore dhe natyrore në rrezik do të kërkohet përgjegjësi nga institucionet që me veprimet e veta apo mosveprimet e veta lejuan që kjo të ndodhë, kryeministri theksoi se përgjegjësia nuk mund të locohet sepse bëhet fjalë për një proces më të gjatë kohor që ka çuar deri te degradimi i disa atributeve të cilat në të vërtetë edhe e determinojnë rajonin si pasuri botërore.

    Kryetari I Komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski, lidhur me debatin në UNESKO tha se pavarësisht vendimit, do të dyfishohen përpjekjet dhe aktivitetet për përmbushje të rekomandimeve të cekura në raportet e Misioneve reactive të Komitetit për trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Vjen sërish vala e të nxehtit, kështu do jenë temperaturat nga mesi i javës së ardhshme

    Lajmi i rradhës

    Pas 30 vitesh padrejtësi nëpër gjykatat vendore, Supremja i jep të drejtë Baki Sulejmani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë