Arsim digjital po — ku janë pajisjet?

    Mr. Satki Ismaili
    Mësimdhënës

    Sfidat e mësimdhënësve në transformimin digjital të arsimit është një dukuri paradoksale në shumë vende që synojnë digjitalizimin e arsimit ku një nga ta është edhe Maqedonia e Veriut, që nuk ofrojnë mbështetje të mjaftueshme me pajisje digjitale për mësimdhënësit.

    Cili është ndikimi i mungesës së pajisjeve digjitale në cilësinë e mësimdhënies dhe nxënies?

    – Vështirësitë në mësimin sinkron dhe asinkron
    – Ndikimi në motivimin dhe pritshmëritë e mësimdhënësve në realizimin e qëllimeve
    – mësimore të bazuara në transformimin digjital në arsim
    – Shqetësimet e mësimdhënësve për mospërmbushje të obligimeve ligjore për plotësimin dhe evidencën pedagogjike të ditarëve elektronik ku sipas kërkesave të fundit duhet të plotësohen në kohë reale që prindët të kenë qasje nëpërmjet aplikacionit të E-ditarit në:

    • mbikqyrje të prezencës së fëmijëve në orë mësimore,
    • realizimit të aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore,
    • vlerësimeve të fëmijëve nga mësimdhënësit e lëndëve përkatëse si dhe
      informatat e tjera për aktivitetet edukativo – arsimore.

    Mungesa e pajisjeve digjitale është një arsyetim objektiv i mësimdhënësve për mos evidentimin dhe përmbushjen e obligimeve në lidhje me evidencën pedagogjike dhe realizimin e aktiviteteve mësimore me aplikim të teknologjisë.

    Për të patur një transformim digjital në arsim të dëshiruar që pretendon MASH, duhet analizuar praktikat e shteteve që janë të suksesshme në këtë fushë sidomos vendeve të cilat nuk kanë buxhete shtetërore të mjaftueshme për këta sfida por shfrytëzojnë fonde të ndryshme.

    Ja disa qasje të mundshme për ta adresuar këtë problem:

    – Financimi nga shteti

    Shteti duhet të sigurojë fonde për pajisje teknologjike për mësimdhënësit, ashtu siç ndodh në disa vende ku laptopët apo tabletët janë të subvencionuar ose të dhuruar nga qeveria.

    – Strategjitë shtetërore të bashkëpunimit me kompanitë teknologjike

    Bashkëpunimi me kompani të teknologjisë (si Microsoft, Apple) mund të sigurojë laptopë me
    çmime të reduktuara ose falas për mësimdhënësit, siç ka ndodhur në disa vende të Evropës.

    – Fondet nga Bashkimi Europian dhe organizatat ndërkombëtare

    Duke shfrytëzuar fondet e BE-së ose të organizatave ndërkombëtare, mund të implementohen projekte për pajisjen e mësimdhënësve me teknologjinë e nevojshme. Veç një rikujtim! Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetjen financiare nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, ka zhvilluar sistem të ri të integruar për punën elektronike të shkollave. Pse nuk ka ndërtuar strategji për mbështetje të mësimdhënësve me pajisje digjitale mësimore që është një nga sfidat kryesore të transformimit digjital në arsim?

    – Subvencione për pajisje personale

    Mësimdhënësit mund të përfitojnë grante ose subvencione për blerjen e pajisjeve personale, duke lehtësuar barrën financiare mbi ta. Deri sa për të rinjtë dhe studentët, qeveria e Maqedonisë ka shpallur një iniciativë që ofron kuponë prej 250 Euro për blerjen e pajisjeve elektronike, duke përfshirë laptopët ku ky program është planifikuar të fillojë në vitin 2025 dhe synon të mbështesë të rinjtë në përmirësimin e qasjes së tyre ndaj teknologjisë atëherë PSE NUK JU MUNDËSOHET EDHE MËSIMDHËNËSVE TË SHKOLLAVE FILLORE DHE TË MESME???

    Sipas Entit shtetëror statistikor në Maqedoninë e Veriut ka 18,831 mësimdhënës në shkolla fillore ndërsa 7,051 mësimdhënës në shkolla të mesme. Gjithsej 25,882 mësimdhënës.

    25,831 x 250 Euro = 6,470,500 Euro

    Nëse për një shtet 6,5 milionë euro janë shumë para për mbështetje të mësimdhënësve me laptopë për transformim digjital në arsim, atëherë NUK KA PRITSHMËRI PËR TRANSFORMIM DIGJITAL NË ARSIM përndryshe DIGJITALIZIMI DO TË MBETET VETËM NJË
    TEORI E PAARRITSHME!

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Lejohet marrja e tekstit vetëm duke cituar Nistorin. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Kriza e shoqërisë së të rriturve dhe nevoja për të edukuar prindërit

    Lajmi i rradhës

    Ukraina po theret, gjithë bota stepet!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë