Letër publike nga familjarët e të ndjerit Vedat Ademi

    Më 17 mars qytetari i Maqedonisë së Veriut, Vedat Ademi, ndërroi jetë në Spitalin e Kumanovës pas një (keq)trajtimi mjekësor, për çka u shkarkua drejtori i këtij spitali. Familjarët përmes një letre publike, urojnë që kjo dhimbje familjare të jetë si “fener” për përmirësimin e gjendjes në shoqëri.

    “Duke qenë të vetëdijshëm për humbjen dhe dhimbjen që kemi si familje shpresojmë që Vedati të jetë sakrifica e fundit i një sistemi të rrënuar dhe të bëhet feneri i cili do të ndriçoj mendjet dhe funksionimin e një mentaliteti kolektivë në përgjegjësi, llogaridhënie dhe veprim në përmirësimin e mirëbesimit në institucione dhe organe ligjvënëse”, deklarojnë familjarët në Letrën Publike.

    Familja Ademi falënderoi mediat dhe miqtë që ishin afër tyre në këtë periudhë të vështirë.

    “Falënderojmë gjithashtu mediumet, portalet dhe shumë personalitete publike dhe politike të cilët sensibilizuan, informuan dhe u solidarizuan me dhembjen tonë.

    Ata shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet për zbardhjen e rastit, përkundër asaj se ‘drejtësia nuk gëzon besueshmëri’.

    “Kërkojmë transparencë në hetim të bindur në ndriçimin e rastit edhe pse drejtësia nuk gëzon besueshmëri dhe se është e politizuar edhe ku është përzier politika aty nuk ka pasur drejtësi”, shprehen familjarët.

    Lajmi Paraprak

    Elon Musk i tronditur nga niveli i urrejtjes dhe vandalizmit që po ndodhë ndaj Tesla-s

    Lajmi i rradhës

    Stagnimi në dialog sprovon BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë