Po premtohet disa herë me radhë, “One Stop Shop” pritet të fillojë më 14 prill

    Më datë 14.04.2025, zyrtarisht do të fillojë funksionimi i kontrollit të përbashkët kufitar (One Stop Shop) me Kosovën, në pikën kufitare Bllacë e Poshtme – Elez Han, përcjell Nistori.

    “Ky hap paraqet realizim konkret të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, që synon lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, uljen e kohës së pritjes dhe rritjen e efikasitetit të kontrolleve kufitare”, thonë nga MPB.

    Në muajin shkurt, ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla, inspektuan punimet në pikën kufitare “Bllacë” për të parë realizimin e projektit “One Stop Shop”.

    Ata thanë se ky projekt do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, si dhe do të thellojë bashkëpunimin në mes dy vendeve.

    Ndryshe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka njoftuar publikun se prolongimi i OSSh vjen pasi po bëhen përgatitjet finale teknike e logjistike.

    “Prolongimi disa ditor është bërë me qëllim të përgatitjeve finale teknike e logjistike të ekipeve të cilat janë duke punuar intenzivisht në zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërshtetërore. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Përse ka rëndësi e bukura?

    Lajmi i rradhës

    Tragjedia në Koçan / Pritet të hapen edhe lëndë të tjera në Kuvend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë