Përgjegjësia e pushtetit përballë qytetarit

    PROF.DR.BARDHYL ÇIPI, PROF.AS. ADMIR SINAMATI

    Që prej më shumë se katër muajve, një protestë paqësore e  përditshme është duke u zhvilluar në Tiranë para Kryeministrisë nga qytetarët dhe të rinjtë shqiptarë, e mbështetur fuqimisht nga diaspora shqiptare e vendeve të ndryshme të botës. Kërkesat kryesore të saj janë dorëheqjet e kryeministrit Edi Rama  dhe establishmentit politik 36-vje«ar në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe, në fund të muajit shtator 2026, në situatën e trysnisë nga kjo protestë, kryeministri Edi Rama, përve« aktiviteve të tjera, mori pjesë edhe në dy takime të rëndësishme: Asamblenë e Përgjithsme të OKB-së në New York dhe vizitën e Presidentes të Komisionit Evropian në Tiranë.

    Dy ngjarje të ndryshme, me tematika dhe audienca jo të njëjta, por që, në këndvështrimin tonë, bashkohen nga një çështje themelore: përgjegjësia e pushtetit përballë qytetarit, ligjit dhe institucioneve demokratike. Në Nju Jork, kryeministri foli për inteligjencën artificiale, mundësitë dhe rreziqet që ajo mbart për shoqërinë. Në Tiranë, u përball me pyetje mbi përgjegjësinë politike për emërimin dhe veprimtarinë e funksionarëve të lartë shtetërorë.

    INTELIGJENCA ARTIFICIALE DHE PARADOKSI I TRANSPARENCËS

    I gjithë fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në OKB iu kushtua inteligjencës artificiale, aspekteve pozitive dhe negative të saj, të cilat ishin disi të vështira për t’u kuptuar dhe me të pavërteta për vendin tonë. Për një njohje sa më të mirë dhe të qartë të tyre, duke shfrytëzuar njohuritë në shkencën e bioetikës që përbën një nga fushat kryesore të studimeve tona, po japim shpjegimet e mëposhtme.

    Bioetika përbën një disiplinë që studjon kryesisht qëndrimin e njeriut ndaj arritjeve të reja shkencore me qëllim që të respektohen sa më shumë dinjiteti dhe të drejtat e njeriut. Përve« aspekteve mjekësore ajo aplikohet edhe në marrëdhëniet e fushave të jetës sociale, si dhe në marrëdhëniet e njeriut me natyrën dhe pjesët e saj.

    Inteligjenca artificiale (AI), në këndvështrimin bioetik është një arritje që ka shpënë në krijimin e një di«kaje jo natyrale, por sipas modelit të trurit të njeriut dhe qelizave të neuroneve që e përbëjnë atë. Kështu IA nëpërmjet organizimit të përbërsërve të saj, neuroneve artificiale, është një teknologji e krijuar që bën të mundur që kompjuterat dhe makineritë e ndryshme të veprojnë në mënyrë inteligjente, duke zëvendësuar punën e njeriut në mënyrë më efektive dhe më të shpejtë. Pra, me anën e saj, aktivitetet e shumta shoqërore dhe shtetërore do të kryhen më shpejt, më mirë dhe në mënyrë më efektive. Pa u futur në përshkrimin më të hollësishëm të tyre, duam të kujtojmë se kryeministri në fjalimin e tij në OKB, përmendi në fillim me mburje se Shqipëria ishte vendi i parë në botë që krijoi ministren Diella si instrument të inteligjencës artificiale për t’i bërë shërbimet publike më të aksesueshme, procedurat më transparente, shtetin më llogaridhënës etj.

    PO, SI QËNDRON E VËRTETA E SAJ?

    Diella, vërtet është në vetvete e pavarur, por ajo rrezikon të shërbejë si fasadë për korrupsionin e krijuesve dhe menaxhuesve të saj. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është institucioni përgjegjës që e ka krijuar dhe drejton atë duke përdorur teknologjinë e mikrosoftit dhe modelet e OpenAl. Por sot ky institucion është përfshirë në një skandal masiv korrupsioni, me akuza nga SPAK ndaj drejtuesve të tij për manipulime të tenderave publike, marrjes së ryfsheteve, bashkëpunimit me grupe kriminale etj. Pra, tani, që drejtuesit e kësaj agjencie janë në arrest shtëpie me akuzat e mësipërme, mediat ndërkombëtare dhe ato vendase e cilësojnë projektin e inteligjencës artificiale Diella, një dështim, pasi sistemi që supozohej të sillte transparencë po kontrollohet nga një strukturë e korruptuar.

    Për këto arsye, mendojmë se në fjalimin e tij në OKB, kryeministri nuk duhej përmendte fare Diellën, si përfaqësuese të IA në vendin tonë.

    Protesta kundër korrupsionit dhe establishmentit politik: një realitet që nuk mund të reduktohet në dezinformim.

    Një pjesë e rëndësishme e fjalimit të kryeministrit në OKB iu kushtua rrezikut që paraqet përdorimi i inteligjencës artificiale për manipulimin e opinionit publik. Ky është një shqetësim real, sepse teknologjitë e reja mund të përdoren për prodhimin dhe shpërndarjen masive të informacioneve të rreme, për deformimin e realitetit dhe për ndikimin e qëllimshëm mbi qëndrimet e qytetarëve. Pra, AI  përve« anëve pozitive ka dhe ato  negative. Të dyja këto janë njësoj të vlefshme. Por, sipas mendimit tonë dhe mjaft specialistëve të bioetikës, përdorimet negative të IA, aktualisht konsiderohen më të rëndësishme. Kjo e shprehur edhe në parimin bioetik: “first, do not harm (së pari, mos dëmto). Prandaj, nëse këto aspekte negative do marrin përparësi, kjo do të dëmtojë përfitimet pozitive që shoqëria do të kishte nga IA. Për këtë «ështje, kryeministri në fjalimin e tij, u përqëndrua në përdorimin e algoritmeve të IA nga ana e protestës opozitare të revolucionit të flamingove si një narrativë e rreme për pushtimin e bregdetit Shqiptar nga Izraeli. Sipas tij, kjo ndikoi që të protestohej në këtë revoltë edhe ndaj një armiku fantazmë. Në fakt, ai vetëm sa përmendi se ka dhe arsye të tjera, por nuk guxoi t’i tregojë ato, të cilat janë arsyet e vërteta të kësaj proteste masive, të përditshme mbi 4mujore, si« janë ato të urrejtjes që populli shqiptar ka tani për këtë kryeministër për shkak të qëndrimeve të tij arrogante dhe prepotente, duke shitur trojet shqiptare për interesat e tij politike pa marrë asnjë mendim nga banorët e tyre, gjenocidi (sipas protestuesve) ndaj banorëve të Shqipërisë duke e detyruar gati gjysmën e tyre të emigrojë në vendet e tjera të Evropës dhe Amerikës, korrupsioni i shfrenuar i bashkëpuntorëve të afërt të tij të dënuar apo të akuzuar nga drejtësia, bashkëpunimi me trafikantët e drogave, tashmë të vërtetuara dhe të ndjekura nga drejtësia dhe shumë e shumë të tjera. Pra ai nuk citoi asnjë prej tyre, ndërkohë që ato janë bërë tashmë të njohura nëpërmjet mediave në të gjithë botën.

    Kosova dhe përgjegjësia e përfaqësimit ndërkombëtar

    Një tjetër mangësi e rëndë e këtij fjalimi, ishte mosthënia asnjë fjalë për Kosovën, shtetin e dytë Shqiptar të «liruar nga zgjedha serbe para një «erek shekulli, të cilën ne si shteti amë i saj, kemi për detyrë që gjithmonë ta përkrahim dhe ta mbrojmë. Ky mosreagim nga ana e tij në favor të Kosovës, sot që mijra qytetarë të saj për më shumë se tre javë janë ngritur në protesta të fuqishme në Prishtinë, qytete të tjera të Kosovës dhe diasporën e saj në Evropë, është i pafalshëm. Me këto protesta ata po shfaqin tani zemëratën e tyre kundër dënimeve me burgime të gjata të drejtuesve të UÇK-së, madje më të rënda se se ato të kriminelëve serbë që kryen krimet më të ashpra dhe më të shëmtuara gjenocidale ndaj popullatës shqiptare për ta detyruar atë të braktiste Kosovën.

    Për një kuptim më të plotë të këtyre protestave duhet kujtuar se populli kosovar në periudhën e fundit të shekullit 20, reagoi me këmbëngulje dhe vendosmëri ndaj gjenocidit serb, duke krijuar UÇK-në që u ndesh me ushtrinë serbe dhe paramilitarët e saj dhe kjo u pasua me ndërhyrjen me shpejtësi të SHBA dhe trupave të vendeve të tjera të NATO-s, duke e «liruar Kosovën njëherë e përgjithmonë nga pushtimi serb. Sot UÇK-ja, udhëheqësit e të cilës po dënohen padrejtësisht me burgime tej mase të ashpra, ajo për popullin Kosovar përbën një simbol të rezistencës kundër Serbisë që ka kryer krime vrastare të shëmtuara dhe një gjenocid të egër prej më shumë se një shekulli e gjysmë ndaj popullit Shqiptar. Kjo ka bërë që ndjenja e urrejtjes kundër Serbëve të jetë ngulitur në mendjen e shqiptarëve. Këto janë disa nga arsyet që kryeminstri duhej ta përmendte Kosovën në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për të shfaqur mbështetjen ndaj saj dhe për të sensibilizuar opinionin botëror për këtë padrejtësi që po i bëhet Kosovës, pushtimin Serb të të cilës, Evropa e kishte aprovuar dhe sanksionuar që prej më shumë se një shekulli më parë. Këto janë, sipas mendimit tonë, mangësitë dhe të metat kryesore të fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë në një nga forumet më të rëndësisme botërore të OKB-së.

    PËRGJEGJËSIA POLITIKE DHE AJO INDIVIDUALE

    Në konferencën me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Vor der  Lejen në Tiranë, më 30 shtator 2026, midis të tjerave, Kryeministrit Edi Rama iu bë në fund të këtij takimi një pyetje nga një gazetare e “Deutsche Welle”. Ajo i kërkoi të sqaronte nëse ai kishte përgjegjësi politike për emërimin e drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, e cila u arrestua nga drejtësia e vendit tonë. Ai iu përgjigj asaj, duke shfrytëzuar elokuencën e tij, në një mënyrë disi të ngatërruar, por me qëllim për të mbrojtur veten e tij. Përpara se ta analizojmë këtë përgjigje, e shohim me vend, duke u mbështetur në njohuritë tona të disiplinës së mjekësisë ligjore, që ushtrohet nga ana jonë, të shpjegojmë disa koncepte të asaj që quhet doktrina e përgjegjësisë superiore (respondeat superior). Sipas kësaj doktrine, që ne e kemi zbatuar në praktikën mjekoligjore, mjeku drejtues mban përgjegjësi për •do veprim të pakujdesshëm të mjekëve vartës të tij, pavarësisht që dhe ata do të kenë përgjegjësinë e tyre. Kjo doktrinë, përve« mjekësisë, zbatohet edhe në «ështje politike, por që konsiderohet një fenomen mjaftë kompleks, sidomos për vendet në zhvillim. Kështu një kryeministër, i përcaktuar si shërbyes i parë (First servant) i Këshillit të Ministrave ka përgjegjësi morale dhe politike pë të gjitha veprimet e ministrave të tij. Një shembull klasik që përmendet në literaturë është ai i kyeministrit Indian Manmohan Singh (20042014) që u ndëshkua sipas doktrinës së përgjegjësisë superiore, sepse nuk mori asnjë masë ndaj korrupsionit të shfrenuar të vartësve të tij. Për këtë arsye ai u tërhoq nga drejtimi i mëtejshëm i qeverisë Indiane.

    Për sa i përket diskutimit të kryeministrit Edi Rama, në përgjigje të pyetjes së gazetares të Deutsche Velle, me aq sa arritëm të kuptojmë, ai ka folur për dy përgjegjësitë që mund të ketë një kryeministër ndaj vartësve të tij: politike dhe individuale. Përgjegjësinë politike ai pretendoi se e ka respektuar nëpëmjet mbështetjes që ai i ka bërë reformës në drejtësi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por sipas literaturës kjo nuk është e mjaftueshme. Në rast se një ministër akuzohet dhe dënohet për korrupsion, kryeministri do të përballet me humbjen e besimit të publikut, parlamentit, presionit për t’u dorëhequr nga mos verifikimi si« duhet i vartësve të zgjedhur prej tij etj.

    Në diskutimin e tij, duke ju përgjigjur gazetares Gjermane, ai ju referua «ështjes së përgjegjësisë që është zbatuar në vendin tonë në kohën e regjimit komunist. Ai theksoi se përgjegjësinë individuale nuk duhet ta shohim si në komunizëm, por nuk e shpjegoi se ku qëndron ky dallim me atë të përgjegjësisë individuale të sistemit të sotëm. Ai përdori terma të përgjithshme si ajo “e detyrës që ai ka për të ndarë me publikun qëllimet dhe të tregojë se «farë duam të bëjmë me mbështetjen e publikun”. Por në fund ai i dha rëndësinë kryesore përgjegjësisë individuale. Për këtë, ai u shpreh në këtë mënyrë: “…cilido që tradhton qëllimin e përbashkët duhet të përballet me pasojat në anën tjetër të sistemit që është pushteti i pavarur gjyqësor. Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat e nje veprimi që hyn në sferën e hetimit”.  Për ta përforcuar këtë ide të përgjegjësisë individuale, me qëllim që të relativizojë konceptin e dorëheqjes politike, kryeministri tregoi shembullin e Francës, ku një ministër i akuzuar për pedofili, pa dhënë dorëheqjen, u dërgua në gjykatë dhe doli pafajshëm. Në fakt, ky rast, sipas gazetares Migena Aleksi ka rezultuar i pavërtetë. Nga ky diskutim i kryeministrit Edi Rama në fund të takimit me Presidenten e komisionit Evropian, arritëm të kuptojmë se ai e ka mbështetur përgjegjësinë individuale kundër antarëve të ekipit të tij të korruptuar, duke e përjashtuar kështu veten nga veprimet korruptive të tyre në të cilat ku mund të ketë qenë edhe ai i përfshirë. Kuptohet, se kjo preferencë nga ana e tij e përgjegjësisë inviduale ka pasur si qëllim për të mbrojtur veten si dhe ndofta për të forcuar pushtetin e tij duke eliminuar ata që e rivalizonin, si p.sh. Erion Velian. Në këtë mënyrë ai ka imituar diktatorin komunist Stalinist, i cili për të ruajtur dhe forcuar sundimin e tij, ai i eliminonte duke i dënuar, madje në shumë raste edhe duke i vrarë  bashkëpunëtorët rivalë të tij. Panorama

    Lajmi Paraprak

    Qendrat e kthimit të migrantëve jashtë BE-së, a rrezikohen të drejtat e njeriut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë