Një tjetër hapësirë publike po humbet në Ohër? Ngrihet muri, kryetari nuk e di çfarë po ndërtohet

    Pamjet nga Alsat

    Një mur i gjatë disa metra, është ngritur në një nga vendet më tërheqëse në bregun e Ohrit, përgjatë shtegut për këmbësorë pranë kanalit Studençishta. Qytetarët pyesin nëse kjo është një tjetër zonë e lirë në Ohër, që po uzurpohet për interesa personale. Ata thonë se ndarja e Ohrit vazhdon me një ritëm të fortë.

    “Varet se kujt i jepet, kujt i caktohet, nëse është komunale. Nuk është e drejtë, duhet të jetë në dobi të përgjithshme për njerëzit, për të gjithë qytetarët dhe për të gjithë notarët. Urbanizimi, pra ndarja, ka kohë që vazhdon dhe vazhdon, dhe nuk po ndalet gjithnjë e më shumë,” u shpreh një qytetar.

    “Kjo duhet të jetë në pronësi të shtetit. Tani do të kërkojnë pagesë, do të ketë vetëm shezlongje. Duhet të jetë në pronësi të shtetit, duhet të shkruhet pronë shtetërore, ose pronë komunale në tabelë,” tha një qytetar.

    Kryetari i komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, nuk e di se çfarë po ndodh atje. Ai thotë se nuk ka informata se çka po ndodh.

    “Bazuar në raportin që morëm gjatë ditës, inspektorati do të dalë, mos jetë vetëm në bazë të perceptimit dhe pamjeve filmike. Pasi të marrim procesverbalet dhe atë që u gjet në vend, do të pronocohemi më saktë si komunë. – Kiril Pecakov-Kryetar i Komunës së Ohrit.

    Pra, nuk u njoftuat për aktivitetet e ndërtimit atje?

    “Unë personalisht nuk kam qenë i informuar” – Kiril Pecakov-Kryetar i Komunës së Ohrit.

    Rajonit të Ohrit UNESKO i dha edhe 5 vjet kohë për të vënë në praktikë të gjitha vërejtjet që janë theksuar prej vitesh. Por aktivistët qytetarë paralajmërojnë se jo vetëm që nuk do të ndryshojë asgjë, por agonia dhe shkatërrimi urban i rajonit do të vazhdojë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Konfliktet mes të rinjve nisin në rrjetet sociale, Toshkovski paralajmëron masa për sigurinë në shkolla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë