Kryeministri Hristijan Mickoski kritikoi ashpër vendimin gjyqësor të një dite më parë për dënim me vetëm dy vjet burg për Mensur Pajazitin, pas aksidentit në të cilin humbi jetën 22-vjeçarja Teodora Ristovska.
Mickoski kërkoi nga Këshilli Gjyqësor të shqyrtojë punën e gjykatësit që ka dhënë vendimin dhe të rishikojë rastin.
Ai shtoi se nuk ka njeri në vend që mendon se ky vendim ka qenë i drejtë. Këtë deklaratë kryeministri e dha në promovimin e trupit koordinues për parandalimin e korrupsionit.
Ndryshe, vetëm dy vjet burg u dënua Mensur Pajaziti në rigjykimin e sotëm për aksidentin e vitit 2022 ku mbeti e vdekur Teodora Ristovska. Pas paraqitjes së provave nga Prokuroria dhe fjalëve përfundimtare, gjyqtari Elvedin Ferati e dënoi me dy vjet burg si fajtor për veprën penale të “Krimeve të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik” për vdekjen e 22-vjeçares, raporton Tetovinfo.