Maqedonia e Veriut votoi në KB kundër të drejtës së vetëvendosjes për Palestinën

    Të premten e katër prillit, në fund të sesionit të tij të 58-të, Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miratoi dy rezoluta të paraqitura nga Shteti i Palestinës, duke riafirmuar paligjshmërinë e praktikave koloniale izraelite në territorin e pushtuar palestinez, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor, dhe duke përsëritur të drejtën e Palestinës për vetëvendosje.

    Vetëm 2 shtete ishin kundër Maqedonia e Veriut dhe Çekia.

    Foto: UN Human Rights Council
    Foto: UN Human Rights Council

    “Maqedonia Sërish MBËSHTETE GJENOCIDIN DHE PUSHTIMIN E PALESTINËS. PËRGJEGJËSI!!!!
    DORËHEQJE në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan në Facebook Mersiha Smailoviç, avokate dhe aktiviste civile.

    Rezolutat u miratuan nën pikën e shtatë të rendit të ditës të agjendës së Këshillit, e cila ka të bëjë me situatën e të drejtave të njeriut në territorin e pushtuar Palestinez. Tridhjetë e katër vende votuan në favor të rezolutës në lidhje me paligjshmërinë e ekspansionit kolonial, ndërsa 10 abstenuan dhe tre e kundërshtuan atë.

    Foto: UN Human Rights Council
    Foto: UN Human Rights Council

    Lidhur me rezolutën për të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje, ajo mori mbështetjen e 43 vendeve, me dy kombe që kundërshtuan dhe dy abstenuan nga votimi.

    Rezoluta mbi paligjshmërinë e pushtimit kolonial thekson se praktikat koloniale izraelite në territorin e pushtuar Palestinez, duke përfshirë Jerusalemin Lindor dhe Lartësitë e pushtuara siriane të Golanit, janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe përfaqësojnë një pengesë thelbësore për realizimin e paqes së drejtë dhe një zgjidhje me dy shtete.

    Rezoluta bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të të gjitha aktiviteteve koloniale, shpërbërjen e kolonive ekzistuese, heqjen e murit të aparteidit dhe ndërprerjen e politikave të diskriminimit racor dhe zhvendosjes me forcë kundër palestinezëve.

    Më tej, ajo nxit Izraelin të njohë dhe t’i përmbahet Konventës së Katërt të Gjenevës, veçanërisht nenin 49 dhe trajton përgjegjësinë e shteteve dhe kompanive të përfshira në mbështetjen e sipërmarrjes koloniale.

    Rezoluta bën thirrje për bojkotimin e subjekteve që veprojnë brenda kolonive izraelite dhe vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve të përfshirë në shkelje, duke përfshirë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit, ndërsa thekson imperativin për të mbajtur përgjegjës autorët e dhunës koloniste dhe për të siguruar ndjekjen e tyre.

    Rezoluta për të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje riafirmon të drejtën e tij të patjetërsueshme për të përcaktuar fatin e tyre, duke përfshirë të drejtën e tyre për të krijuar një shtet të pavarur dhe për të jetuar në liri, drejtësi dhe dinjitet.

    Ajo nënvizon se pushtimi izraelit i Territorit Palestinez, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor, është i paligjshëm dhe duhet të përfundojë menjëherë, pasi këmbëngulja e tij, së bashku me politikat e aneksimit dhe kolonizimit, minojnë rëndë perspektivat për një zgjidhje politike.

    Rezoluta bën thirrje për heqjen e të gjitha pengesave për pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit të Palestinës, si dhe për ruajtjen e integritetit territorial të tokës palestineze. Ajo gjithashtu kërkon përgjegjësi për politikat e Izraelit që copëtojnë tokën dhe ndryshojnë përbërjen e saj demografike.

    Rezoluta thekson se mbështetja e të drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje është një detyrim i përbashkët nga të gjitha kombet dhe organizatat ndërkombëtare.

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët me spektrin e autizmit — prindërit janë zëri i tyre!

    Lajmi i rradhës

    Kosova dhe Serbia këmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë