ASh e Taravarit mbetet pjesë e Qeverisë, e thotë Fetai

    Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët – krahu i Taravarit tha se për momentin mbeten pjesë e qeverisë.

    “ASh është në qeveri, nuk ka asnjë plan për ndryshim të pozicioneve tona në qeveri. Vazhdojmë me punë, në bazë ditore, sikur nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Fetai.

    Fetai konfirmoi se kryeministri Hristijan Mickoski do të ketë takime veçmas me partnerët e koalicionit, respektivisht me ASH, VLEN dhe ZNAM.

    “Me kryeministrin Mickoski dhe me partnerët e koalicionit ka kontakte të përditshme. E kemi thënë disa prej nesh, e them që bashkëpunimi vazhdon në kuadër të qeverisë. Hiç më larg se dje kishim seancë të qeverisë ku nuk u ngrit as edhe një shqetësim. Pra vazhdojmë të bëjmë punën tonë, sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe besoj që i keni parë raportimet në media se gjatë ditëve në vijim do të ketë konsultime kryeministri, veç e veç me partitë, me koalicionin VLEN, Aleancën për Shqiptarët, partnerët e koalicionit ZNAM. Për momentin nuk ka ndryshuar asgjë, deri në konsultimet që pritet të ndodhin ditëve në vijim”, tha Fetai.

    Ai shtoi se ASH-ja është kyçe për stabilitetin e qeverisë.

    Lajmi Paraprak

    Doktoratë për të ikur jashtë RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë