S’KA PLAN B, NDRYSHOJENI KUSHTETUTËN! / Costa i prerë për rrugën e RMV

    Kryeministri Hristijan Mickoski dhe Antonio Costa, Këshilli Europian

    Konferenca e përbashkët për shtyp në mes kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, e cila filloi me më tepër se një orë vonesë në qeveri vetëm nxjerri në pah dallimet në mes Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Hristijan Mickoskit për sa i përket procesit euro-integrues të vendit. Përderisa nga qeveria e vendit garancat nga Bullgaria vazhdojnë të përmendet si kusht për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, presidenti i Këshillit Evropian tha se ajo që është arritur si marrëveshje në vitin 2022, duke iu referuar propozimit francez, duhet të respektohet dhe se nuk ka tjetër rrugëdalje për vendin.

    “Duhet të zhbllokohet dhe të tejkalohet ky proces i aderimit dhe për këtë është shumë e rëndësishme që të realizohen disa reforma, por edhe të realizohet ajo që u dakordua në vitin 2022, po e di se sa kjo është e vështirë, urojë RMV-në për përpjekjet e mëdha që i ka bërë në të kaluarën dhe tashmë është koha që kjo të përmbyllet me hapat e radhës. Unë jam mbështetës i vendit, KE është mbështetës i vendit”, theksoi Costa.

    I pyetur se a ka garanci se Bullgaria nuk do të ketë kërkesa të reja, Costa me përgjigje: “Kur pyetni se çfarë garanci kemi, është e qartë se ajo që është arritur si marrëveshje, është marrëveshje dhe nuk kemi çfarë të bëjmë marrëveshje të re, tani duhet thjeshtë ta realizojmë atë për të cilën jemi dakorduar me parë dhe nuk ka hapësirë të kërkohet më shumë”, u shpreh kryetari i KE-së.

    Nga ana tjetër kryeministri Hristijan Mickoski tha se propozimi i vitit 2022 i pranuar nga ana e qeverisë së kaluar është e dëmshme, e cila sipas tij, është miratuar pa shumicën e deputetëve në Parlament.

    “E dini se në çfarë mënyre u pranua ajo çfarë u pranua. Qëndrimi ynë është i qartë dhe parimor dhe këtë nuk mund ta pranojmë, pa vullnet të mirë nga pala fqinje. Nuk mund të ndryshojmë kushtetutë, pa pasur mesazh të qartë nga pala tjetër, nga pala bullgare. Asnjëherë për ne nuk është problem që si pjesë e preambulës ti vendos kroatët, malazezët, sllovenët e kështu me radhë për shkak se kemi raport parimor me këto shtete, nuk jemi popull dhe shtet i tillë. Kemi problem dhe prandaj duam të flasim që të tejkalojmë këtë problem dhe kjo është rrugë dykahëshe. Unë pres që të ketë proces me rrugë ky kahëshe, mjaft ne si shtet kemi ndërruar emër, Kushtetutë dhe flamur, si askush tjetër”, theksoi Mickoski.

    Kryeministri më tej u tregua i gatshëm të takohet me palën bullgare me ndërmjetësimin dhe prezencën e zyrtarëve evropian.

    Megjithatë, Costa vazhdoi të jetë i prerë në qëndrimin e Bashkimit Evropian. Ai edhe njëherë potencoi se për BE-në, për momentin është i pranueshëm vetëm plani A, duke iu referuar edhe njëherë propozimit francez.

    “Nuk duhet ta nënçmojmë planin A dhe patjetër të fokusohemi në planin A. Siç thash e dimë se cilat janë kriteret e Kopenhagës, i dimë vendimet paraprake të Këshillit të Evropës, e dimë çfarë u dakordua në vitin 2022 dhe patjetër këtë ta respektojmë”, tha Costa.

    Më tej ai, tha se ka mirëkuptim për qëndrimet e kryeministrit, por se është e duhur që të vazhdohet me implementimin e siç thotë planit A.

    “E kuptoj shumë mirë kur kryeministri thotë se tashmë është ndryshuar flamuri, emri, se ka pasur ndryshime në Kushtetutë, tërë këtë e pranojë, tani duhet të jemi të sigurtë se askush nuk do të vijë dhe të kërkojë diçka nga ajo që është arritur si marrëveshje paraprakisht. Unë me të vërtetë them që ajo që është arritur si marrëveshje, është arritur si marrëveshje dhe thjesht duhet ta respektojmë si marrëveshje dhe nuk na duhet plan B, duhet të shkojmë deri në fund me planin A. Kjo është në fokusin tim, gjithashtu edhe kryeministri Mickoski është fokusuar në këtë”, theksoi Costa.

    Në fund, kryeministri nga gazetarët u pyet për qëndrimin e qartë të palës evropiane për sa i përket asaj se nuk pranojnë propozimin e qeverisë së Mickoskit që të ketë garanca nga Bullgaria për të mos parashtruar kërkesa të tjera në procesin euro-integrues të vendit, Mickoski tha se ai do të vazhdojë të mbrojë qëndrimin e tij, pavarësisht nëse ai nuk përputhet me atë të Bashkimit Evropian.

    “Mesazhin që e përmendi kryetari Costa është mesazh që e dëgjojmë gjatë kohë dhe supozojë që do ta dëgjojmë, nëse nuk kemi zhvillim dhe progres në këtë proces. Do ta përsëris edhe atëherë edhe sot, qëndrimi im është i njëjtë, se procesi euro-integrues duhet të bazohet në vlera, e jo në çështje dypalëshe. Qeveria e kaluar pranoi çështjet dypalëshe të jenë pjesë e të ardhmes tonë evropiane, unë këtë nuk do ta pranojë asnjëherë dhe do të luftojë sa të mundem dhe deri sa të mundem të gjejmë mënyrë të dalim nga ky proces ku jemi tani”, theksoi Mickoski.

    Megjithatë, Costa gjatë deklaratës së tij në konferencën për shtyp, theksoi se rruga drejt BE-së është e gjatë dhe ajo duhet të shihet si maraton, e jo si garë e shpejtë. Ai përveç ndryshimit të Kushtetutës, përmendi se vendi nevojitet të impelemtojë reforma në fushën e sundimit të së drejtës dhe korrupsionit, ndërsa tha se është e patjetërsueshme që vendi të përfundojë projektet infrastrukturore me rëndësi strategjike, si korridori 8 dhe 10.

    “Besoj që zgjerimi është investimi më i madh për stabilitetin paqen dhe sigurinë që të gjithë mund ta bëjmë. Patjetër ta shfrytëzojmë këtë rast që të bëjmë investime strategjike apo ti përfundojmë siç janë korridoret 8 dhe 10. Kemi diskutuar hapat e radhës që duhet të bëhen për të përmbyllur këtë kapitull. Është kyçe që të vazhdohet me reforma, të investohet në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, gjithashtu do të doja ta pranojë mendimin tuaj me politikën tonë të jashtme”, theksoi kryetari i Këshillit Evropian.

    Ndërsa, Mickoski tha se përkushtimi i qeverisë në procesin e euro-integrimeve do të mbetet dhe fuqizohet në periudhën që pason, për shkak se, siç tha, besojmë se ardhmëria e qytetarëve tanë është në Evropë, por theksoi se për Maqedoninë e Veriut, është me rëndësi që me dinjitet të jenë pjesë e BE-së. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Disa fraza lënë gjurmë të thella te fëmijët tuaj

    Lajme tjera

    “PANDEMIA” NGADALËSON GAZIFIKIMIN E POLLOGUT

    AKTIVISTËT MJEDISOR: GAZIFIKIMI DO TË ULË NEVOJËN PËR SHKATËRRIMIN E MJEDISIT GazetareBlerona Jakupi – Zylbehari Ndërtimi i sistemit të gazifikimit në aksin Shkup – Tetovë – Gostivar, i cili filloi në dhjetor të vitit 201 dhe që pritej të përfundonte në dhjetor të vitit 2019, akoma nuk është përfunduar. Nga Resurset Ener gjetike të Maqedonisë thonë se paraliza që shkaktoi pandemia dhe problemet pronësoro juridike janë shkaqet kryesore të cilat i kanë ngecur punimet.   Në një deklaratë për Nistori, drejtori i Resurseve Energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi thotë  se kanë ngelur rreth 16 km për të përfunduar aksin Shkup – Tetovë – Gostivar.  “Në aksin Shkup – Tetovë – Gostivar,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë