Detajet nga përfundimi i hetimit për tragjedinë e Koçanit

    Një lule shitës në Koçan. Ai u shiste lule njerëzve të cilët shkonin drejt varrezave në nder të 59 viktimave të tragjedisë në diskotekën “Pulse” / Fotografia: Emir Hamzi

    11 prej 46 të dyshuarve për tragjedinë e Koçanit, përfundimin e hetimit të Prokurorisë e pritën prapa grilave.

    Kështu tregojnë të dhënat që siguroi Alsat nga Gjykata Themelore e Koçanit, në lidhje me pasqyrën aktuale të masave për sigurimin e prezencës për të dyshuarit.

    MasaHetimi 1(46 persona)Hetimi 2(14 zyrtarë policorë)
    Paraburgim11/
    Arrest shtëpiak14/
    Masa kujdesi2014
    Pa masa1/
     4614

    Ndërsa vijojnë ankimimet dhe procedurat gjyqësore për masat para Gjykatës së Apelit, nga Gjykata theksojnë që pasqyra e numrave mund të ndryshojë nga dita në ditë për shkak të vendimeve eventuale që mund t’i sjellë gjykata e shkallës së dytë në Shtip. Krahas personave në paraburgim efektiv, 14 të dyshuar janë në arrest shtëpie, ndërsa 20 të tjerë janë nën masa të veçanta kujdesi. Vetëm për njërin prej të dyshuarve, Prokuroria nuk ka propozuar masa për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

    Në ndërkohë, për 14 zyrtarët policorë të dyshuar në hetimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, momentalisht janë në fuqi masat e kujdesit edhe pse fillimisht 7 prej tyre përfunduan në paraburgim.

    Në ndërkohë, pas dy muajsh paraburgim, ish ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ish drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti, masa e paraburgimit u është zëvendësuar me arrest shtëpie.

    Paraprakisht, masa e paraburgimit me arrest shtëpie iu zëvendësua edhe tre krerëve të komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski, Nikollço Iliev dhe Lupço Papazov.

    Nga paraburgimi, doli edhe ministri pa resor Shaban Saliu, i cili në vitet 2008-2017 kishte ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Gjykata e Apelit, më 23 maj kishte hedhur poshtë vendimin në bazë të të cilit Saliu më shumë se një muaj kishte qëndruar në paraburgim efektiv. Në vend të paraburgimit, Apeli ka vendosur që Saliut t’i caktojë vetëm masa kujdesi, respektivisht t’i merret pasaporta dhe të paraqitet në gjykatë.

    Paraprakisht ish ministrave të Ekonomisë, të cilët janë të dyshuar në hetim, Valon Saraçini dhe Bekim Nezirit iu caktua masë arresti shtëpiak, ndërsa Driton Kuçit, masa kujdesi megjithatë nga Gjykata nuk japin detaje nëse u është ndryshuar masa. Detaje, nuk jepen edhe për drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami, i cili së fundmi u shkarkua nga detyra, derisa ishte në arrest shtëpie./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Merret vendimi për të ardhmen e Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr

    Lajmi i rradhës

    Franca ndalon pirjen e duhanit në shumicën e hapësirave publike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë