Vetëm gjashtë nga 33 masat kundër ajrit të ndotur u zbatuan – shëndeti publik në rrezik!

    Prej 33 rekomandimeve që i ka dhënë Kuvendi për menaxhim me ndotjen e ajrit në vitin 2018, autoritetet kanë përmbushur vetëm 6.

    Këtë e ka konstatuar komisioni i shëndetësisë në Kuvend, i cili për 5 ditë ka diskutuar lidhur me ndotjen e ajrit dhe ndikimin ndaj shëndetit të qytetarëve.

    Ky komision miratoi një sërë rekomandimesh dhe konkluzionesh, ku mes tjerash theksohet nevoja për ndryshime dhe plotësime të regullativës ligjore dhe përforcimi i masave për menaxhim me ajrin e ndotur.

    Kryetarja e Komisionit, Rashella Mizrahi, tha se institucionet kompetente dhe komunat, duhet të shtojnë kontrollet, ndërsa nënvizoi se institucionet shëndetësore kanë konstatuar se ekspozimi i gjatë në ajër të ndotur, kontribuon në paraqitje të sëmundjeve të shumta ndërsa ndikon edhe në numrin e vdekjeve.

    “Në pajtueshmëri me dëshmitë e dëshmitarëve nga fusha e mjekësisë, drejtori i OBSH-së në Maqedoni si dhe instituti i shëndetit publik në Maqedoni, komisioni konstatoi se ekspozimi afatgjatë në ajër të ndotur kontribuon në paraqitje të sëmundjeve të shumta, në mënyrë e përkeqëson gjendjen e rënduar shëndetësore nga arsye të tjera, paraqet faktor të pamohueshëm që ndikon në numrin e vdekjeve dhe shkakton dëm të madh financiar mbi sistemin e shëndetësisë”, tha Rashella Mizrahi, Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Përse duartrokasim?!

    Lajmi i rradhës

    Fëmijët në RMV po përdorin drogë – sistemi i mbrojtjes në kolaps!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë