Zvicra heq vendet e fundit nga lista e rrezikut, s’ka më karantinë

    Prej nesër nuk do të jetë më e nevojshme karantina e detyrueshme për ata që hyjnë në Zvicër, pavarësisht nga cili vend ata vijnë.

    Lista e rrezikut e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) do të jetë e zbrazët për herë të parë, duke filluar nga nesër, 4 gusht.

    Zyra Federale e Shëndetit Publik ka bërë këtë njoftim të martën në faqen e saj të internetit, transmeton albinfo.ch.

    BAG ka fshirë vendet si Mbretëria e Bashkuar, India dhe Nepali nga lista e vendeve me variante shqetësuese të viruseve.

    Kjo do të thotë që prej nesër nuk do të jetë më e nevojshme karantina e detyrueshme për ata që hyjnë në Zvicër, pavarësisht nga cili vend ata vijnë.

    Lajmi Paraprak

    Si të mbroheni nga tymi i zjarrit dhe grimcat e ajrit

    Lajmi i rradhës

    Katër mënyra si të parandaloni djersitjen e këmbëve gjatë verës

    Lajme tjera

    Moti për sot

    Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë