Tragetet e Stambollit, lidhëset e kontinenteve dhe historive

    Associated Press

    Çdo ditë, tragete të të gjitha formave dhe madhësive lundrojnë nëpër ujërat e Stambollit, duke e bërë detin të shkumojë forma të ndryshme.

    Anijet që bartin pasagjerë janë më shumë se një mjet transporti.

    Një djalë duke ushqyer një pulëbardhë në një traget që po udhëtonte drejt Ishullit të Princave, në Detin e Marmarasë, në Stamboll, më 24 maj 2025.
    Një djalë duke ushqyer një pulëbardhë në një traget që po udhëtonte drejt Ishullit të Princave, në Detin e Marmarasë, në Stamboll, më 24 maj 2025.

    Po aq të paharrueshme sa horizonti i qytetit historik, dhe po aq të rregullta sa klithmat e pulëbardhave, ato janë të rrënjosura në identitetin e Stambollit.

    Bartin jo vetëm njerëz, por edhe historitë e tyre.

    Pasagjerë duke udhëtuar me traget drejt Kadëkojit, në pjesën aziatike të Stambollit, më 22 maj 2025.
    Pasagjerë duke udhëtuar me traget drejt Kadëkojit, në pjesën aziatike të Stambollit, më 22 maj 2025.
    Një burrë duke shitur simite në një traget, më 24 maj 2025.
    Një burrë duke shitur simite në një traget, më 24 maj 2025.

    Dyzet milionë udhëtarë të përditshëm, turistë, shitës dhe të tjerë përdorin linjat e qytetit çdo vit, sipas shifrave zyrtare.

    Udhëtimet mund të zgjasin prej 10 minuta deri në disa orë, varësisht destinacionit.

    Një traget duke lundruar pas nisjes nga terminali i Kadëkojit, në pjesën aziatike të Stambollit, më 22 maj 2025.
    Një traget duke lundruar pas nisjes nga terminali i Kadëkojit, në pjesën aziatike të Stambollit, më 22 maj 2025.
    Një muzikant duke i rënë violinës në një traget nëpër Bosfor, më 23 maj 2025.
    Një muzikant duke i rënë violinës në një traget nëpër Bosfor, më 23 maj 2025.

    Për disa pasagjerë, tragetet përbëjnë udhëtime të hijshme drejt punës, duke u shndërruar, nganjëherë, në zyra të përkohshme, ku telefonat cingërojnë, llaptopët gumëzhijnë, ndërsa zërat garojnë për t’u dëgjuar me zhurmën e motorëve.

    Për të tjerë, anijet mundësojnë një ikje lundruese, një largim të shkurtër nga vrulli i përditshmërisë në një qytet plot gjallëri të 16 milionë njerëzve.

    Pasagjerë duke pritur për të hipur në traget në terminalin e Kadëkojit, më 25 maj 2025.
    Pasagjerë duke pritur për të hipur në traget në terminalin e Kadëkojit, më 25 maj 2025.
    Një punonjës duke ia hedhur një tjetri një litar gjatë stacionimit të një trageti në terminalin Karakoj, në pjesën evropiane të Stambollit, më 23 maj.
    Një punonjës duke ia hedhur një tjetri një litar gjatë stacionimit të një trageti në terminalin Karakoj, në pjesën evropiane të Stambollit, më 23 maj.

    “Udhëtimi me traget më rimbush energjinë e harxhuar”, thotë Ali Akgun, i cili jeton në Stamboll që gati 50 vjet. “E dua detin”.

    Tragetet bëjnë dhjetëra rrugë nëpër Detin e Marmarasë, një hapësirë ujore plotësisht turke, si dhe nëpër Bosfor, ngushticën që i ndan dhe i lidh Evropën dhe Azinë.

    Banorë dhe turistë duke udhëtuar me traget drejt Ishullit të Princave, më 24 maj 2025.
    Banorë dhe turistë duke udhëtuar me traget drejt Ishullit të Princave, më 24 maj 2025.
    Një burrë duke fjetur në një traget, më 23 maj 2025.
    Një burrë duke fjetur në një traget, më 23 maj 2025.

    Në vizitën e saj të parë në Stamboll, Leila Bihi, nga Maroku, po përjeton udhëtimin e saj të parë me traget ndërmjet kontinenteve.

    “Është tashmë goxha e veçantë të shkosh nga njëri breg [i Bosforit] në tjetrin”, thotë ajo. “T’i shikosh monumentet moderne dhe antike gjatë ezanit. Ta kujton tërë qytetin, historinë e tij, anën mistike të tij”.

    Një traget duke u nisur nga terminali Eminonu, në Bririn e Artë të Stambollit, më 13 qershor 2025.
    Një traget duke u nisur nga terminali Eminonu, në Bririn e Artë të Stambollit, më 13 qershor 2025.

    Për shumë shekuj, Perandoria Osmane, paraardhësja e Turqisë moderne, kishte përdorur rrugë detare jo vetëm për udhëtime, por edhe për ekspedita ushtarake.

    Kryeqyteti i saj, Konstandinopoja, ishte qendër e madhe tregtie, për shkak të vendodhjes së tij strategjike, i rrethuar nga rrugë vitale ujore.

    Një traget, i parë përmes një dritareje, duke lundruar nëpër Bosfor, më 13 qershor 2025.
    Një traget, i parë përmes një dritareje, duke lundruar nëpër Bosfor, më 13 qershor 2025.
    Një grua duke pirë çaj në një traget, më 25 maj 2025.
    Një grua duke pirë çaj në një traget, më 25 maj 2025.

    Kjo lidhje e fortë me detin vazhdon në Stamboll, ku uji ka qenë gjithmonë më shumë se një peizazh i bukur.

    Ajo është e gërshetuar në strukturën e qytetit shekullor, duke i dhënë formë karakterit të tij dhe jetës së banorëve të vet.

    Me xhaminë e Sulejmanijes në prapavijë, pasagjerët - e parë përmes një dritareje, duke hipur në një traget në terminalin Karakoj, më 13 qershor.
    Me xhaminë e Sulejmanijes në prapavijë, pasagjerët – e parë përmes një dritareje, duke hipur në një traget në terminalin Karakoj, më 13 qershor.
    Pasagjerë duke udhëtuar me traget nëpër Bosfor, më 27 maj 2025.
    Pasagjerë duke udhëtuar me traget nëpër Bosfor, më 27 maj 2025.

    “Unë mendoj se është skena më e bukur në botë”, shprehet Ramin Kargozari, një muzikant që e siguron jetesën duke i rënë kitarës gjatë udhëtimeve me traget. “Të bësh muzikë në ujë, në një traget, është gjë e mrekullueshme”. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Ahengjet nuk janë fushëbeteja – MPB-ja e ashpër ndaj atyre me armë në dasma

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë